Home » Futboll, Kosovë Superliga, Lajm i fundit » Futboll, Fushë Kosova përjashtohet nga Liga e Parë

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim sot që ta dëbojë KF “Fushë Kosova” nga Liga e Parë, për shkak të kurdisjes së ndeshjes së javës së 29-të ndaj Ulpianës (1:2).

Deri te ky vendim Disiplinori i FFK-së ka ardhur pas administrimit të provave dhe shkresave në lëndën e cekur. Kësisoj në kampionatin e ardhshëm kjo skuadër do të garojë në Ligën e Dytë të Kosovës. Po ashtu në lidhje me këtë ndeshje organet e FFK-së do të iniciojnë procedurën e mëtejme edhe në Prokurorinë Publike të Prishtinës. Ndërkohë Komisioni i Garave ka vendosur që këtë ndeshje ta regjistrojë si të luajtur, por rezultati i kësaj ndeshje nuk do të regjistrohet fare, kështu që pikët dhe golat e shënuar në këtë ndeshje nuk do të ekzistojnë fare në tabelën e klasifikimit.

E.TH.

Comments Closed

Comments are closed.