Home » Futboll, Kampionati Gjerman, Lajm i fundit, Sporti në Mërgatë » Futboll-Gjermani, Valonis Kadrijaj ftohet në Shpresat e Bavarisë

 

 
Futbollisti 18 vjeçar, Valonis Kadrijaj, lojtar i U-18 të SpvgG Unterhaching, është ftuar në shpresat të Landit te Bavaria ( Bayern ). Kadrijaj luan  në rolin e sulmuesit dhe në këtë stinor ka shënuar 11
gola. Ai në fitoren e fundit si mysafir 3:0 kundër Eintracht Friesing, ka asistuar ne dy gola dhe ekipi i tij ka siguruar vendin e parë dhe ngritjen në Bayernliga.
Kadrijaj vjen nga fshati Rastavicë, komuna e Decanit. Nga ky fshat vjen hendbollisti i mirenjohur kosovar Xhelal Selmanaj. Edhe xhaxhai i Valonisit, Mustafë Kadrijaj, që njiohet me nofkën  Zhuti ka qenë disa herë kampion i Kosoves me KH Besa të Pejës. Ky djalosh ambicioz qëllim e ka daljen në ekipin e parë te SpvgG Unterhaching që garon në Ligën e tretë gjermane dhe si synim ka të ketë paraqitje të shkëlqyera siç kishte vite me radhë futbollisti i mirënjohur shqiptar Altin Rraklli. Rraklli ka shënuar golin e parë ne Bundesliga ne historinë e këtij klubi dhe me 6 golat e tij në vitin 2000/ 01 ishte njëri ndër më të merituarit që paralagja e Mynihut e mbijetoj Bundesligen.
Për talentin Valonis Kadriaj kanë shprehur interesim edhe TSG Hoffenheim dhe është nën përcjelljen e ekspertëve të kësaj skuadreje. Ekipi i miliarderit Dietmar Hopp ka zhvilluar shumë ekipin e shpresave dhe kalimi në këtë skuadër do të ishte një përparim drejt afirmimit të këtij djaloshi.
Kadrijaj shprehet: -E di që jam nën percjelljen e Hoffenheimit. Unë do përpiqem që të tregoj lojëra të mira, e dua shumë futbollin dhe dua te jetoj nga futbollii. Qëllimi im  është të behem futbollist profesionist. -Nëse, do të keni rastin të zgjedhni në mes Shqipërisë dhe Gjermanisë,  Për ke do të luani?

 Kadrijaj: ” Deshira e ime është Shqiperia. Mirpo, unë deri në fund të vitit do përpiqem të marrë shtetësinë gjermane  pëër të luajtur në Përzgjedhjet  rajonale sepse siç dihet ne kemi të drejtë të kemi vetëm dy pasaporta dhe është një procedurë e gjatë për tu paisur me pasaportë gjermane. Më vonë do t’më hapte rrugë për të kaluar në Angli që është dëshirë imja. Në anënën tjetër do të ishte shumë vështirë që të lauj për Shqipërinë, sepse ata ndohsta nuk kanë mundësi që të vijnë dhe ti përcjellin lojërat e mia këtu në Gjermani, por neës do të kem fatin të kaloj në ekipin e parë të Unterhaching ose në U-19 në Hoffenheim, atëherë besoj se do te zgjoj interesimin e tyre për të qenë pjesë e përzgjedhjeteve të Përfraqësueses së Shqipërisë. Në qoftëse Kosova pranohet sa më parë në FIFA, atëherë unë kam dëshirë të luaj për Kosovës.Këshilltari i tij sportiv Lokurlu shprehet: ” Unë kam pasur disa lojtar me prejardhje nga Kosova në grumbullimet e Shqiperisë. Me vjen keq të them se janë amatorë të vertetë. Unë kam kombësi turke dhe në Shqipëri po punohet sin ë Turqi para 30 vitesh. Përgjegjesit e Futbollit shqiptar duhet angazhuar më shumë në përballjen me përfaqësueset evrpoiane. Në këtë drejtim duhet punuar më tepër sepse aktualisht shpresat e Shqipërisë U-19 dhe U-21 janë ndër përfaqësueset më të dobëta në Evropnë. Në këtë drejtim mund të bëhet më tepër se lojtarët me prejarddhje shqiptare që luajnë në shumë shtete të Bashkimit Evropian ka shumë dhe ata duhet përcjellur dhe ofruar rast për tu dëshmua në garat e ndryshme evropiane.

Në fund të kësaj bisede, futbollisti nga Kosova, Valonis Kadrijaj, thotë se unë do të luaj aty ku më ofrohen kushtet për tu zhvilluar si futbollist,në Gjermani, Zvicer, Austri, Turqi apo diku tjetër, por nëse i ofrohet rasti ai do të luaj për Shqipërinë. Parësore është të luaj për një skuadër të njohur e gjërat e tjera vijnë më vonë….
 
Sami Baçaj 

Comments Closed

Comments are closed.