Ndeshja e javës së 22-të e Super Ligës së Kosovës në futboll për juniorë e paraparë që të zhvillohet , sot në stadiumin e qytetit në Prishtinë, nuk është zhvillua. Ndonëse ishin prezent lojtarët e dy skuadrave dhe personat zyrtarë për shkak fushës së mbuluar me ujë, gjyqtari kryesor i këtij takimi, Besfort Kosumi me ndihmësit e tij, Fatmir Kiçina dhe Albion Bucolli , por edhe vëzhguesi Driton Ramadani së bashku me kapitenët e skuadrave Granit Begolli/Prishtina/ dhe Labinot Haziri /2 Korriku/, kanë konstatuar se nuk ekzistojnë kushtet për zhvillimin e këtij takimi.
Do theksuar se Prishtina momentalisht gjendet në pozitën e dytë me 35 pikë, 7 pikë më pak se KEK-u që kryeson në renditje, kurse 2 Korriku është i 15-ti me 23 pikë dhe i kanoset rreziku për largim nga elita e futbollit të Kosovës për juniorë.
G.Kosumi

Comments are closed.