Sot ka përfunduar edicioni 2009/2010 në konkurencën e juniorëve në Superligë dhe në Ligën e Parë. Në Superligë, Kek-u në Kastriot ka mundur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës 7:3, duke përmbyllur këtë edicion me fitore dhe duke u stolisur me titullin e kampionit. Nga ky rang garash, janë larguar Vëllaznimi, Drita dhe Drenica. Trei takime sot nuk janë zhvilluar, Ferizaj – Trepça ’89, Gjilani – Flamurtari dhe Hysi – Drita, për shkak se skuadrat mysafire nuk udhëtuan për t’i zhvilluar ndeshjet.
Ndërkohë, në Ligën e Parë në konkurencën e juniorëve, Liria e Prizrenit, është shpallur kampione, e cila mposhti sot Ulpianën me rezultat 2:1. skuadra prizrenase, edicionin e ardhshëm, do të bëjë gara në Superligë. Skuadrës së Lirisë në Superligë, do t’i bashkëngjiten edhe Sharri e Kosova e Prishtinës. Në këtë rang garash, sot nuk është zhvilluar ndeshja Kosova e Prishtinës – Sharri, pasi skuadra nga Elez Hani, nuk ka udhëtuar në kryeqytet për ta zhvilluar takimin.
Rezultatet:
FUTBOLL: SUPERLIGA – JUNIORET
Java e 30-të, 29 maj 2010 (e fundit)
E shtunë:
Prishtina – Rilindja 3:4
Kosova (V) – R. Sadiku 3:1
Trepça – Besa 3:2
2 Korriku – Drenica 6:0
KEK-u – Vëllaznimi 7:3
Ferizaj – Trepça ’89 nuk u zhvillua, mysafirët nuk udhëtuan
Gjilani – Flamurtari nuk u zhvillua, mysafirët nuk udhëtuan
Hysi – Drita nuk u zhvillua, mysafirët nuk udhëtuan
Tabela:
1. Kek-u 30 18 4 9 61:44 55
2. Besa 30 14 5 11 50:41 47
3. Prishtina 30 12 7 10 46:33 43
4. Hysi 29 11 9 9 57:51 42
5. Kosova (V) 30 11 9 10 37:30 42
6. Flamurtari 29 11 9 9 34:29 42
7. Rilindja 30 12 6 12 42:51 42
8. 2 Korriku 30 11 8 11 51:40 41
9. Trepça ’89 29 11 8 10 54:58 41
10. Trepça 30 11 8 11 34:41 41
11. Ferizaj 29 10 10 9 33:30 40
12. R. Sadiku 30 12 4 14 55:60 40
13. Gjilani 29 12 4 13 43:46 40
14. Vëllaznimi 30 10 8 12 38:45 38
15. Drita 29 9 8 12 50:48 35
16. Drenica 30 6 7 17 33:71 25
FUTBOLL: LIGA E PARE – JUNIORET
Java e 18-të, 29 maj 2010
E shtunë:
Liria – Ulpiana 2:1
Vigani – Feronikeli 0:3
Ballkani – Lepenci 3:0 r.z.
Kosova (P) – Sharri nuk u zhvillua, mysafirët nuk udhëtuan
Gjakova – pushon
Tabela:
1. Liria 18 14 3 1 60:21 45
2. Sharri 17 13 1 3 49:32 40
3. Kosova (P) 17 12 1 4 35:21 37
4. Feronikeli 18 9 1 8 40:28 28
5. Gjakova 18 7 3 8 30:32 24
6. Vigani 18 8 0 10 32:37 24
7. Ulpiana 18 7 2 9 27:36 20
8. Ballkani 18 5 2 11 23:34 17
9. Lepenci 18 4 1 13 21:38 13
Jakova është tërhequr nga garat
E.TH.



Comments are closed.