Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy federative të futbollit ndërmjet asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, të premtën, më 4 qershor 2010, në orën 17,00, në stadiumin Selman Stërmasi, takohen përfaqësueset U-19, Shqipëri- Kosovë. Ramiz Krasniqi për këtë takim ka në dispozicion këta futbollistë: Durim Gashi, Kastriot Rrmoku, Getoar Dragusha, Dardan Caka, Edon Pasoma, Dardan Jasharaj, Denis Shishko, Donart Sahiti, Gentri Begolli, Admir Karahoda, Baton Morina, Argjent Mustafa, Labinot Haziri, Florent Çitaku, Yll Maliqi, Florent Zymeri, Egzon Prekazi, Lorik Maxhuni, Hysen Tahiri dhe Argjir Dubova. Ndërkaq, përveç futbollistëve udhëtuan edhe Ilaz Mjaku, anëtar i KE të FFK-së, Agim Gashi përfaqësues, Mehmet Maxhuni mjek, Isuf Maraj fizioterapeut, Nazmi Rama e Xhelal Karabegu trajnerë.
Ndeshja e kthimit Kosovë -Shqipëri, do të zhvillohet me 7 qershor në Kastriot.
G.K

Comments are closed.