Home » Futboll, Kosovë Liga e parë, Kosovë Superliga, Lajm i fundit » Futboll: Trepça kampion, Vëllaznimi në barazh


Në një atmosferë fantastike në Mitrovicë, ku ishin tubuar rreth 20 mijë shikues, patën rastin të përcjellin një ndeshje që vërtetë i ka hije një derbi. Trepça, në mënyrën më të mirë të mundshme, ka arritur që t’i gëzojë shikuesit që ishin mbledhur në stadiumin “Adem Jashari”, duke mposhtur Besën me rezultat 2:1. Tifozëria mitrovicase dhe skuadra nikoqire, meriton notë të lartë me organizimin e sotëm, duke bërë që titulli të kthehet në Mitrovixë pas një kohe tejet të gjatë.

Prishtina, mundi Kek-un, e cila sikur ishte dorëzuar më herët për titull kampioni, duke e mposhtur me rezultat minimal, 1:0 me golin që e shënoi Astrit Fazliu. Skuadra prishtinase, pas një starti shumë të dobët, arriti që më në fund të shpallet nënkampione.

Tashmë çdo gjë është e qartë, Kosova e Vushtrrisë dhe Gjilani do të largohen nga liga, kurse Vëllaznimi i Gjakovës, do të luajë në barazh me Besianën, takim ky që do të zhvillohet të mërkurën më 2 qershor në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Rezultatet:

FUTBOLL: RAIFAIZEN SUPERLIGA

Java e 33-të, 30 maj 2010 – 16,00 (e fundit)

E diel:

Trepça – Besa 2:1 (1:1)

0:1 (32’) Haxhi Zeka

1:1 (39’) Elvis Osmani

2:1 (62’) Elvis Osmani

Prishtina – Kek-u 1:0 (0:0)

1:0 (77’) Astrit Fazliu

Vëllaznimi – Flamurtari 3:1 (2:0)

1:0 (17’) Ertan Hasan

2:0 (45’) Laurant Dakaj

2:1 (61’) Labinot Jetullahu

3:1 (85’) Ertan Hasan

Ferizaj – Gjilani 2:1 (1:0)

1:0 (16’) Abdyl Haliti

1:1 (73’) Florim Murseli

2:1 (75’) Sherif Topalli (pen.)

Kosova (V) – Liria 1:0 (0:0)

1:0 (73’) Bajram Zuqaku

Drenica – Hysi 2:1 (0:1)

0:1 (26’) Mentor Zhdrella (pen.)

1:1 (58’) Driton Dobra

2:1 (67’) Mensur Limani

Tabela:

1. Trepça                     33     16    11     6       46:27         59

***********************************************

2. Prishtina                   33     16     7       10     38:32         55

3. Kek-u                        33     15     8       10     50:33         53

4. Besa                          33     15     6       12     44:28         51

5. Drenica                     33     14     7       12     38:44         49

6. Hysi                          33     14     5       14     51:41         47

7. Flamurtari                33     12     11     10     42:44         47

8. Liria                          33     12     8       13     38:35         44

9. Ferizaj                     33     12     6       15     28:42         42

***********************************************

10. Vëllaznimi             33     12     6       15     34:42         42

***********************************************

11. Kosova (V)            33     9       7       17     28:43         34

12. Gjilani                    33    5       10     18     28:53         25

Kampion për edicionin 2009/2010 është Trepça nga Mitrovica

Nga elita e futbollit kosovar largohen Kosova (V) dhe Gjilani, ndërsa në barazh do të takohen Vëllaznimi – Besiana, ndeshje kjo që do të zhvillohet më 2 qershor në Mitrovicë.

Në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, poashtu kanë përfunduar ndeshjet për këtë stinor, ku Trepça ’89 pas një stinori të kaluar në këtë rang garash, rikthehet në elitën e futbollit kosovar, së bashku me Ballkanin nga Theranda. Mitrovicasit, në ndeshjen e fundit para shikuesve të vet, mposhtën Gjakovën me rezultat 2:0, sikurse edhe Ballkani që mundi në Therandë Ramiz Sadikun 5:2. nga Liga e Parë largohen Vullnetari UÇK, që më herët ishte tërhequr nga garat, kurse Fushë Kosova është përjashtuar nga Liga e Parë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të kurdisjes së ndeshjes me Ulpianën. Gjakova dhe Ulpiana do të luajnë në barazh, me dy skuadrat që renditen në vendin e dytë në dy grupet të Ligës së Dytë, Dukagjini i Klinës dhe Bashkimi nga Gjilani.

Rezultatet:

FUTBOLL: LIGA E PARE

Java e 30-të, 29 maj 2010 (e fundit)

E shtunë:

Trepça ’89 – Gjakova           2:0

Feronikeli – Lepenci             3:0

Drita – Besiana                      2:1

Sharri – Istogu                        1:3

Ulpiana – 2 Korriku             2:1

Ballkani – R. Sadiku             5:2

Llapi – F. Kosova                  nuk zhvillohet

Rahoveci – pushon

Tabela:

1. Trepça ’89               30     23     0       7       62:23                   69

2. Ballkani                   30     20     5       5       58:27                   65

3. Besiana                     30     17     6       7       47:27                   57

4. F. Kosova                 29     16     5       8       43:22                   53

5. Istogu                        30     13     4       13     39:38                   43

6. Lepenci                     30     12     4       14     46:42                   40

7. Feronikeli                 30     12     4       14     48:55                   40

8. 2 Korriku                 30     10     9       11     45:46                   39

9. Rahoveci                  30     11     6       13     39:48                   39

10. Sharri                      30     12     3       15     38:49                   39

11. Drita                       30     11     5       14     51:51                   38

12. Llapi                       29     11     5       13     33:46                   38

13. R. Sadiku               30     11     4       15     43:49                   37

14. Ulpiana                 29     11     3       15     31:39                   36

15. Gjakova                30     11     2       17     40:55                   35

F. Kosova

Vullnetari UÇK

E.TH.

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.