Home » Futboll, Kosovë Liga e parë, Kosovë Superliga, Lajm i fundit » Futboll: U hodh shorti i Superliges dhe Liges se pare, Trepça pret Drenicen

Sot në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues futboll në tre kategoritë përkatëse: Raiffeisen Superligë, Ligën e Parë dhe në Superligën e juniorëve sipas sistemit të Bergerit.

Kampionati i ri në Raiffeisen Superligë fillon më 14 gusht. Në bazë të shortit në javën e parë të elitës takohen: Ballkani-Flamurtari, Ferizaj-Trepça’89, Trepça-Drenica, KEK-u -Prishtina, Hysi-Liria dhe Besa-Vëllaznimi. Ndërkaq në Ligën e Parë, e cila nis më 21 gusht, në javën e parë takohen: Sharri-Istogu, Besiana-Gjakova, Rahoveci-Drita, Kosova (V)-Ulpiana, R. Sadiku-Llapi, Gjilani-Studençani, Feronikeli-Lepenci dhe 2 Korriku-Kaolini. Në të njëjtën datë me Ligën e Parë nis edhe edicioni i ri në Superligën e Juniorëve
Raiffeisen Superliga
Skuadrat tërhoqën këta numra:
1. BALLKANI, 2. FERIZAJ, 3. TREPÇA, 4. KEK-u, 5. HYSI , 6. BESA, 7. VELLAZNIMI, 8. LIRIA, 9. PRISHTINA, 10. DRENICA, 11. TREPÇA ’89, 12. FLAMURTARI.

Java e parë, 14 gusht:

Ballkani – Flamurtari

Ferizaj – Trepça ‘89

Trepça – Drenica

KEK-u – Prishtina

Hysi – Liria

Besa – Vëllaznimi

Kështu, kampioni aktual, Trepça do të nis mbrojtjen e titullit me skuadrën fqinje të Drenicës në fushën e saj. Kurse, nënkampioni aktual, Prishtina, do të përballet me skuadrën po ashtu fqinje të KEK-ut në Kastriot. Këto dy skuadra edhe në kampionatin e fundit zhvilluan luftë të rreptë sidomos për epitetin e nënkampionit. Hysi dhe Liria, dy skuadra pretenduese për titull, do ti masin forcat që në javën e parë, kurse në derbin e Dukagjinit, Besa në Pejë do të pret Vëllaznimin e zhytur në krizë.

Promovuesi në Superligë pas dhjetë viteve mungesë, Ballkani i Therandës do ta pres skuadrën kuqezi nga Prishtina, Flamurtarin, kurse Trepça ’89 e rikthyer në elitë pas një viti mungesë do të udhëtoj tek skuadra e Ferizajt me të cilin në edicionin e parafundit zhvilluan luftë të rreptë për mbijetesë.

LIGA E PARË
Skuadrat tërhoqën këta numra:
1. SHARRI, 2. BESIANA, 3. RAHOVECI, 4. KOSOVA (V), 5. RAMIZ SADIKU, 6. GJILANI, 7. FERONIKELI, 8. 2 KORRIKU, 9. KAOLINI, 10. LEPENCI, 11. STUDENÇANI, 12. LLAPI, 13. ULPIANA, 14. DRITA , 15. GJAKOVA, 16. ISTOGU

Java e parë, 21 gusht:

Sharri – Istogu

Besiana – Gjakova

Rahoveci – Drita

Kosova (V) – Ulpiana

Ramiz Sadiku – Llapi

Gjilani – Studençani

Feronikeli – Lepenci

2 Korriku – Kaolini.

A. Durmishi

Comments Closed

Comments are closed.