Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Tetovës në lëmin e sportit, Bamboo UAR nga Prishtina, kampion vjeshtor i Super Ligës së Kosovës në fatsall është takuar me ekipin nga Tetova FC Elita. Ndeshja është zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë në praninë e afro 200 shikuesve. Takimi e fituan mikpritësit me rezultat 6:4/5:0/. Gjyqtarë, Përparim Hasani, Hajriz Hajdari dhe Burim Jahëmurati. Shënues për Bamboo UAR: Ramadan Alaj/1,4,16/, Suad Keçi /5,34/ dhe Synaj Keçi /18/, ndërkaq për ekipin Elita, shënuan: Sami Ramadani /28/, Besnik Sylejmani /30,32/ dhe Ibrahim Ramadani /38/.
Takimi filloi me një mbizotërim të plotë të kampionit vjeshtor të Kosovës, ekipit Bamboo UAR i cili shënoi në minutën e parë. Serinë e golave e hapin njëri ndër individët më të dalluar Suad Keçi. Ky mbizotërim vazhdoi me kurorëzim të shtimit së epërsisë në që për tre minuta shënuan 3 gola dhe u pa e qartë se mysafirët do ta kenë shumë vështirë në këtë përballje. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e ekipit të Bamboo UAR 5:0.
Ky rezultat bëri që trajneri i mikpritësve, Hajdari të provojë edhe disa lojtarë të tjerë që nuk ishin në përbërjen e parë dhe vetëkënaqësia e lojtarëve në parket bëri që mysafirët për një periudhë të shkurtër të shënojnë tr gola. Prishtinasit vazhduan tempin e njëjtë dhe me golin e 6 të Suad Keçit në minutën e 34-të u vulos edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi. Dy minuta para përfundimit të ndeshjes për ekipin mysafirë, Elita, shënoi Ibrahim Ramadani dhe ndeshje përfundoi me fitoren e ekipit të Bamboo UAR me rezultat 6:4.
Vëllezërit Keçi-kreator të fitores
Për herë të parë në ekipin Bamboo UAR u paraqiten vëllezërit Sunaj dhe Suad Keçi, që ishin në një nivel të lartë të lojës së tyre. Siç mësuam nga drejtuesit
e këtij ekipi, ata janë paraqitur në këtë takim, por gjasat janë reale, që ata të jenë pjesë e kampionit vjeshtor ekipit të Bammboo UAR në stinorin pranveror të Super Ligës në futsall që do të ishte një përforcim i madh.
FC Bamboo UAR nga Prishtina shumë shpejt pritet të organizoj ndeshje miqësore edhe me kampionin aktual të Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Gjatë javës së ardhshme pritet e dhe prezantimi i Kryesisë së re dhe disa përforcime që janë bërë në këtë skuadër për edicionin pranveror të Super Ligës së futsallit të Kosovës.
G.Kosumi




Comments are closed.