Siç është pritur Bamboo UAR nga Prishtina dhe Feniksi nga Prizreni, kanë shënuar fitoret e para në ndeshjet e para gjysmë finale të Play off-it të Super ligës së Kosovës në futsall të vlefshme për titullin e kampionit të Kosovës për edicionin 2009/2010.Në takimin e parë në praninë e një numri të madh shikuesish nga të ekipet, u ballafaquan Bamboo UAR dhe SC Peja. Pjesa e parë e këtij takimio ishte e barabartë, dy herë skuadra e Bamboo UAR ishte në epërsi, por pejanët në sekondat e fundit e barazuan rezultatin 2:2. 
Në vazhdim të takimit u pa e qartë se prishtinasit do të shënojnë fitore. Me lojë të organizuar mirë dhe aksione të rrjedhshme me kalimin e kohës shtuan epërsinë e golave, madje edhe portieri Lum Dumoshi shënoi, kur pejanët ishin vërsulur në minutat e fundit të shënojnë gol. Kështu takimi u mbyll me fitoren e merituar të Bamboo UAR. Fitorja e parë, por gjatë mesjavës pritet të zhvillohet takimi i kthimit. Skuadra që shënon dy fitore do të plasohet për finale ku fiton të drejtën të luftojë për titullin e kampiuonit të Kosovës për këtë edicion garash.
Në ndeshjen e dytë, skuadra kampione e Kosovës, Feniksi nga Prizreni ia doli që të shënoi fitore të merituar kundër FC Drenit 5:2. Me këtë fitore prizrenasit janë me një këmbë në finale, pasi takimi i kthimit pritet të zhvillohet gjatë mesit të javës në Prizren dhe pritet fitore e tyre. Më të merituarit për këtë fitore janë, Shkëlqim Sadiku me 3 gola dhe Mentor Mejzini me 2 gola të shënuar.
Bamboo UAR – SP Peja 7:2 (2:2)
Prishtinë. Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Shikues 1000.
Gjyqtarë: Hajriz Hajdari/Drenas/ dhe Ismet Pllana/Mitrovicë/
Shënues: A. Brahimi 2, Keçi 2, Alaj 1, Mulaku 1 dhe Dumoshi 1 gol për Bamboo, ndërsa Bojoviç dhe Dakaj për SP Peja.
Bamboo UAR: Dumoshi, Sunaj Keçi, Suad Keçi, Alaj, A. Brahimi, Mulaku, Goli, Leci, Krasniqi dhe Sh. Brahimi
SP Peja: Bozhoviç, Bajoviç, Vukçeviç, Hyseni, Muzlija, Dedaj, Dakaj, Kelmendi, Gjuka, Gjikolli, Krasniqi dhe Vokshi
RC Dreni – Feniksi 2:5 (1:2)
Prishtinë. Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Shikues 300.
Gjyqtarë:Ismet Pllana/Mitrovicë/ dhe Selim Isufi /Mitovicë/
Shënues: Kurda 1 e Durmishi 1 gol për RC Dreni, ndërsa Sadiku 3 e Mejzini 2 gola për Feniksin
RC Dreni: Muqolli, Krasniqi, Kurda, Durmishi, Ameti, Preniqi, Hashani, Elshani dhe Hyseni
Feniksi: Rexhepi, Ajdini, Mejzini, Herceg, Sadiku, Kajtazi, Iballi, Zejneli dhe Bellacërka
Gani Kosumi



Comments are closed.