Home » Boks, Lajm i fundit, Sportet Luftarake » Gamboa dhe Lopez triumfojnë në New York

Madison Square Garden, New York, SHBA, 23 Janar 2010 – Rreth 5.200 shikues ishin mbledhur në palestrën e njohur në New York për ta shikuar meçin në mbrëmjen e madhe të boksit botëror, ku kryesisht ishin tifozët nga Porto-Riko dhe Kuba. Protagonistët kryesor të mbrëmjes ishin, Yuriorkis Gamboa 17-0 (15 KO) ku mbrojti titullin e kampionit botëror në kategorinë e lehtë ose “featherweight” të versionit WBA kundër Rogers Matwaga 26-14-2 (18 KO) dhe Juan Manuel Lopez  28-0 (25 KO) cili fitoi titullin e kampionit botëror në kategorinë poashtu të lehtë apo “featherweight” të versionit WBO kundër Steven Luevano 37-2 (15 KO).

Dueli kryesor i mbrëmjes ishte mes Yuriorkis Gamboa dhe Rogers Matwaga. Gamboa filloi furishëm nga raundi i parë ku që në fillim i dha dy herë “knock-down” ku gongu e shpëtoi afrikanin në raund të parë. Raundi i dytë ishte fatal për afrikanin Matwaga, ku sërish u gjend në “knock-down” dhe gjyqtari i ndeshjes, Steve Smoger, ndërpreu duelin. Kjo ishte mbrojtja e dytë e titullit e kampionit botërorë në kategorinë “featherweight” në versionin WBA nga kubanezi.

Juan Manuel Lopez,  ish-kampion i kategorisë “Super Bantam”, kaloi në një kategori më të madhe, në atë të lehtë apo “featherweight” duke sfiduar kampionin Steven Luevano 37-2 (15 KO). Lopez tregoi performancë të denjë duke fituar duelin me “knock-out” teknik në raund të 7-të. Lopez tani bëhet kampion në dy kategori të ndryshme dhe mund të ndodh të kemi në një të afërme të shkurt duelin me Gamboan, ku është në interes të madh të promotorëve të tyre, Ahmet Oner dhe Bob Arum.

“Unë e kreva punën ashtu siç dëshirova. Nuk kam dëshirë të krahasohem me Lopez në këtë rast. Ai është një boksier i mire” kështu deklaroi pas meçit Gamboa i cili nuk deshi të flas më shumë.

“E dija unë që jam boksier më i mirë dhe më i fortë se ai,” tha Lopez. “Unë vetëm duhej të isha i durueshëm dhe shikoni se çfarë ndodhi me të., Ai u mposht nga unë.” përfundoi Lopez.

Artan Vërbica

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.