Gjergj Bushaj nga Vëllaznimi në prova tek Dinamo Zagreb
Siç njofton gazeta e përditshme kroate, Veçernji List, mesfushori ofanziv i Vëllaznimit të Gjakovës, Gjergj Bushaj do të jetë në prova tek skuadra më e madhe kroate, Dinamo Zagreb. 18-vjeçari Bushaj, iu është propozuar të “kaltërve” zagrebas, nga Kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri i cili për këtë meidum kroat ka theksuar se Bushaj është njëri ndër talentët më të mëdhenjë në Kosovë në 20 vitet e fundit. Bushaj edhe më herët është provuar në disa skuadra të huaja, por pa sukses që të nënshkruaj kontratë me ndonjëren prej tyre.
A.D.

Comments are closed.