Home » Lajm i fundit » Gjermania nderohet me medalje te bronzte

 

Eshtë zhvillua ndeshja për vend të tretë në Botërorin e  futbollit “Afrika e Jugut 2010”. Gjermania me fitore ndaj Uruguait 3:2 është nderua me medalje të bronztë.

Takimi  u zhvillua në stadiumin Nelson Mandella- “Port Elizabeth”. Të parët në epërsi erdhën gjermanët në min utën e e 19-të. Pas një goditje të fortë më tepër se 25 metra të Schweinsteigerit, topi për një moment dëbohet nga portieri kundërshtar Muslera dhe nga afërsia më së miri u gjend Muller dhe e plasoi topn në rrjetë 1:0 për Gjermaninë. Pas këtij goli futbollistët e Uruguait u përqendruan me suleme të njëpasnjëshme në sulm dhe nuk kaloi shumë kohë dhe ata barazuan rezultatin në 1:1. Një aksion i ndërtuar mirë në minutën e 28-të nga  Suarez i cili mirë e shërbeu Cavanin në zonë dhe ky mposhti portierin Butt. Pjesa e parë e takimit përfundoi pa fitues 1:1. Me të filluar pjesë loja e dytë, Uruguai kalon në epërsi 2:1 në minutën e 51-të. Pas një harkimi  të Arevalos në drejtim të Forlanit, ky i fundit nga 15 metra shënon gol të bukur për epërsi të kombëtares së tij. Ky gol nuk i demoralizoi gjermanët, por u dha kurajo që edhe më tej me këmbëngulësi sulmuan porten kundërshtare dhe kjo rezultoi me barazim në minutën e 56-të në  2:2. Autor i golit të barazimit është  Jansen  i cili pas harkimit të  Boateng me kokë e dërhoi topin në këndin e djathtë të portierit Muslera.

 Tetë minuta përa përfundimit të këtij takimi, gjegjësisht në minutën e 82-të, gjermanët shënojnë goline fitores të cilin ua sjell Khedira që sënon gol me kokë në pjeën e epërme të portës së kundërshtarit.Në minutën e fundit të takimit, Uruguai nëpërmjet të Forlanit nga goditja e dënimit që e bëri nga 20 metra goditi përthorëzen dhe kjo ishte e tëra nga ky takim. Gjermania shënoi fitore 3:2 dhe u nderua me medalje të bronztë në këtë botëror, kurse Uruguai u desh të kënaqet me vendin e katërt, që megjithatë konsiderohet sukes i tyre.

 

Uruguai-Gjermania             2:3  

Stadiumi  Nelson Mandella-”Port Elizabeth”.

Shikues: 40.000.

Gjyqtar: Bento Archuntia (Meksikë).

Shënues: Cavani (28′), Forlan (51′) për Uruguain dhe Muller (19′), Jansen (56′), Khedira (82′) për Gjermaninë.

KV: Perez (URU), Aago, Cacau (GJ).

Uruguai: Muslera, Fucile, Lugano, Godin, Caceres, Pereira, Perez (Gargano), Arevalo, Cavani (Abreu), Suarez dhe Forlan.

Gjermania: Butt, Aago, Friedrich, Martesacker, Boateng, Khedira, Schweinsteiger, Jansen (Kroos), Ozil (Tasci), Cacau (Kiessling) dhe Muller.

G.Kosumi

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.