Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Grupi C- SHBA dhe Anglia vazhdojne me tutje

Anglia, pas dështimeve në javën e kaluar dhe rrezikut për eliminim nga KBF, megjithatë, ka arritur që ta zë trenin e fundit për të tetën e finales, duke mundur Slloveninë, dhe si e dyta në grupin “C” të kulialifikohet për më tutje. Fitoren për të qenë e para në grup, e ka festuar edhe SHBA-ja në, momentet e fundit të takimi me Algjerinë.

 

Anglia arrinë kthesën

Ishte rezultat i ngushtë. Me një fitore minimale kundër Sllovenisë, Anglia do të vazhdoj me tutje qëndrimin në Afrikën e Jugut. Shteti i folesë së futbollit ka pasur një ngritje në formë të vet në krahasim me dy ndeshjet e saja të para. Anglezët kanë fituar ndeshjen me golin e yllit të Tottenhamit, Jermin Defoe në minutën 23.

SLOVENIA -ANGLIA 0:1 (0:1)

 

Stadiumi “Nelson Mandela Bay”, Port Elizabeth. Shikues:38 000 .Referi: Stark (Ger.)

Golat:

0:1 Defoe (23’)

Slovenia: Samir Handanovic; Brecko, Suler, Cesar, Jokic; Birsa, Radosavljevic, Koren, Kirm (79. Matavz); Novakovic, Ljubijankic (62. Dedic).

Anglia: James; Johnson, Terry, Upson, Ashley Cole; Milner, Gerrard, Lampard, Barry; Defoe (86. Heskey), Rooney (72. Joe Cole).

 

 

US-Boys i shpëton minuta e 90+2 !

 

Edhe SHBA-të mund të festojnë, në krahasim me Slloveninë dhe Algjerinë , të cilat janë eliminuar. SHBA-të kanë arritur që vetëm në minutën e fundit të lojës shtesë të shenojnë gol dhe te sigurojnë plasmanin në të tetën e finales. Golin vendimtar e shenoi Donovan në minuten 90+2.

SHBA – ALGJERIA 1:0 (0:0)

 

Stadiumi “Loftus Versfeld”, Pretoria. Shikues:35´827 . Referi : De Bleeckere (Bel.).

Golat:

1:0 Donovan (90+2)

SHBA: Howard; Cherundolo, DeMerit, Bocanegra, Bornstein (80. Beasley); Donovan, Bradley, Edu (64. Buddle), Dempsey; Altidore, Gomez (46. Feilhaber).

 

Algjeria: Mbolhi; Bougherra, Halliche, Yahia; Kadir, Yebda, Lacen, Belhadj; Matmour (85. Saifi), Ziani (69. Guedioura); Djebbour (65. Ghezzal).

Të gjitha rezultatet e grupit “C”

12.06.’10 Anglia – SHBA 1:1
13.06.’10 Algjeria – Sllovenia 0:1
18.06.’10 Sllovenia – SHBA 2:2
18.06.’10 Anglia – Algjeria 0:0
23.06.’10 SHBA – Algjeria 1:0
23.06.’10 Sllovenia – Anglia 0:1

 

Tabela e grupit “C”

1. SHBA 3 1 2 0 4:3 5
2. Anglia 3 1 2 0 2:1 5
3. Sllovenia 3 1 1 1 3:3 4
4. Algjeria 3 0 1 2 0:2 1

 

SHBA do të takohet me të dytin e grupit “D” , ndërsa Anglia do të takohet me të parin e grupit “D”. Nëse Gjermania fiton dhe del e para në grupin D, atëhere në të teten e finalës na pret mega dueli i klasikëve GJERMANIA – ANGLIA.

E.E.

Comments Closed

Comments are closed.