Pas disa ditë garash të zhvilluara në terrenet e Shollës së Tenisit Prishtina në Kodrën e Diellit, ka përfunduar Turneu i tenisit Prishtina 2010. Fitues i Trofeut të sivjetmë të tenisit Prishtina 2010 është tenisti nga Prizreni, Gurash Hasani, pasi në një finale tëjet cilësore mundi Granit Bajralin nga Prishtina 2:0 në sete/7:7 dhe 6:3/. Takimi ishte tejet dramatik sidomos seti i parë kur edhe vendosi taj breku për fituesin e këtij seti. Ndonëse ishte në një epërsi të dukshme Granit Bajraliu duke udhëhequr 3:0, nuk ia doli që të fitoi setin e parë. Gushash Hasasni tregoi lojë angazhuese dhe fillimisht barazoi rezultatin në 3:3, kurse më vonë rezultatit i setit të parë ishte 6:6. Taj breku ishte dramatik dhe nuk dihej se kush do të fitojë setin e parë. Megjithatë, në taj brek fitoi Hasani me 12:10 dhe e fitoi setin e parë 7:6. Si duket kjo ishte edhe vendimtare për epilogun e kësaj finaleje tejet të mirë. Gurash Hasani vahzhoi edhe në setin e dytë me tempin e njejtë, kurse Bajraliua nuk ia doli që të bëjë me tepër. Kështu seti i dytë u mbyll 6:3 për Hasanin dhe ky i fundit e fitoi këtë finale me 2:0 në sete/7:6 dhe 6:3/. Në të përfunduar finalja, Vlora Dumoshi, drejtoreshë e Sportit e Komunës së Prishtinës shpërndalu diplomat dhe kupat për më të dalluarit sipas kategorive si dhe kupën për fituesin kryesor të këtij turneu, Gurash Hasanin.
Në gjysmë finale: Në gjysmë finalen e parë,Granit Bajraliu dhe Jeton Hajdari 2:1.
Pas një ndeshjeje shumë interesante dhe të barabartë që treguan këta dy tenist, fitues doli Bajraliu i cili fitoi me rezultat 2:1, në sete 7:5 , 5:7 dhe 6:3.
Në gjysëmfinalen e dytë u takuan Gurash Hasani dhe Behar Kurteshi, ndërsa fitues doli Hasani i cili mposhti Kurteshin me 2:0, në sete 6:4 dhe 7:6.
Edhe ky takim ishte shumë i bukur dhe tenistët treguan lojë kualitative , kurse Hasani kaloi në finale fal disa gabimeve të Kurteshit.
T’iu kujtojmë se Gurash Hasani i cili doli kampion në vitin 2008.
Ndërkohë në gjysmë finalen janë takuar Granit Bajraliu nga Prishtina kundër Jeton Hajdarit po ashtu nga Prishtina.
Këtë vit në Turneun Prishtina 2010 që këtë vit numëron edicionin e tij të 18-të , garat janë zhvilluar në vetëm pesë kategori atë të seniorëve tek meshkujt si dhe për moshat nën 12 , 16 dhe 18 tek juniorët meshkuj dhe për grup moshat nën moshën 14 vjeçare tek femrat.
Në edicionet e kaluara ky turne numëronte gara deri në 16 kategori dhe zgjaste deri në 15-të ditë , mirëpo Arben Islami zyrtar i klubit Prishtina na bëri me dije se këtë edicion ka munguar mbështetja e sposorëve me çka garat janë zhvillua në vetëm 5 kategori.
G.Kosumi



Comments are closed.