Home » Futboll, Lajm i fundit, Shqipëri Superliga, Sporti në Maqedoni, Sporti në rajon, Sporti në Shqipëri » Hedhet shorti për kualifikimet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën UEFA

Kampionia shqiptare, Dinamo e Tiranës udhëton tek skuadra ruse e Sheriff Tirapol nga Moldavia, kurse skuadra shqiptare, kampione e Maqedonisë, Renova nga Xhepxhishti i Tetovës do të ndeshet me kampionen qipriote, Omonia.

Skuadra e Besës së Kavajës në kuadër të Ligës UEFA pret skuadrën e njohur greke, Olympiacos, kurse Tirana me hungarezët e ZTE dhe Laçi me bjellorusët e Dnepr.

Liga e Kampionëve

Skuadra e Dinamos nuk ishte bartëse para hedhjes së shortit dhe bënte pjesë vetëm në grupin e fundit të skuadrave para hedhjes së shortit. Ndërsa, skuadra moldave, që është skuadër ruse dhe garon me mjaftë sukses në kampionatin moldav, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesëmarrëse e Ligës së UEFA, ishte bartëse e grupit të dytë.

Dinamovitët në ndeshjen e parë kualifikuese do ti udhëheq strategu argjentinas i cili ka disa tituj nëpër shtetet e Amerikës së Mesme (Meksikë), Luis Manues Blanco i cili do ta zëvendësoj strategun shqiptar, Shkëlqim Muça i cili me mjaftë sukses udhëhoqi skuadrën, por si duket presidenti i klubit “nëndetëse” i beson më shumë një trajneri të huaj.

Takimi i parë do të zhvillohet në Tirapul me  13 apo 14 korrik, ndërsa ndeshja e dytë një javë më vonë në stadiumin kombëtar “Qemajl Stafa” në Tiranë me 20/21 korrik

Edhe kampionia e Maqedonisë, skuadra shqiptare nga Xhepxhishti i Tetovës, Renova nuk do të ketë aspak përballje të lehtë me kampionët qipriot të Omonia-s të Nikozisë. Qipriotët do të jenë favorit absolut para takimit, ndërsa ndeshja kthyese në Tetovë do të jetë përparësi për tetovarët.


Shorti Hedhet shorti për kualifikimet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën UEFA

2010/11 UEFA Champions League, Raundi i parë kualifikues
Ndeshja e parë:
29/30 Qershor
Ndeshja e dytë: 06/07 Korrik
Nd. Skuadrat (Shtetet)
1 SP Tre Fiori (SMR) v FK Rudar Pljevlja (MNE)
2 FC Santa Coloma (AND) v Birkirkara FC (MLT)
2010/11 UEFA Champions League, Raundi i dytë kualifikues

Ndeshja e parë: 13/14 Korrik
Ndeshja e dytë: 20/21 Korrik

Nd. Skuadrat (Shtetet)
1 SK Liepājas Metalurgs (LVA) - AC Sparta Praha (CZE)
2 FK Aktobe (KAZ) - FC Olimpi Rustavi (GEO)
3 FC Levadia Tallinn (EST) - Debreceni VSC (HUN)
4 FK Partizan (SRB) - FC Pyunik (ARM)
5 FC Inter Bakı (AZE) - Lech Poznań (POL)
6 NK Dinamo Zagreb (CRO) - FC Koper (SVN)
7 PFC Litex Lovech (BUL) - Fituesi i ndeshjes së 1-rë
8 Fituesi i ndeshjes së 2-të - MŠK Žilina (SVK)
9 FC Sheriff (MDA) - KS Dinamo Tirana (ALB)
10 Hapoel Tel-Aviv FC (ISR) - FK Željezničar (BIH)
11 AC Omonia (CYP) - FK Renova (MKD)
12 FC Salzburg (AUT) - HB Tórshavn (FRO)
13 Bohemian FC (IRL) - The New Saints FC (WAL)
14 FC BATE Borisov (BLR) - FH Hafnarfjördur (ISL)
15 AIK Solna (SWE) - AS Jeunesse Esch (LUX)
16 Linfield FC (NIR) - Rosenborg BK (NOR)
17 FK Ekranas (LTU) - HJK Helsinki (FIN)

Liga UEFA – Besa Kavajë pret skuadrën e madhe greke të Olympiacos Pireu

Në kuadër të kualifikimeve të Ligës së UEFA-s, Shqipëria do të përfaqësohet me tre skuadra. Fituesen e Kupës së Shqipërisë, Besën e Kavajës e cila do të garoj nga raundi i dytë i garave, dhe nga raundi i parë Tirana dhe Laçi. Nga të tria skuadrat vetëm Tirana ishte bartëse.

Tirana do të ndeshet me skuadrën mjaftë të fort hungareze ZTE Zaelegerszegi. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Tiranë. Kurse, skuadra e Laçit e cila për herë të parë në histori të klubit garon në Evropë, do të ketë përballje më të lehtë me skuadrën anonime të Bjellorusisë, Dnepr Mogilev. Këto dy skuadra shqiptare ndeshjet e para do ti zhvillojnë para shikuesve të vetë, ndërsa orari i zhvillimit do të jetë me 1 korrik, kurse me 8 korrik zhvillohen ndeshjet e dyta kthyese.

Skuadra më e ranguar shqiptare para hedhjes së shortit ishte fituesja e Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës. Skuadra kavajase ishte e privilegjuar që të garoj nga raundi i dytë i garave, por nuk ishte skuadër bartëse dhe ishte ndër skuadrat më së pakti të ranguara.

Sidoqoftë, ishte skuadra e fundit që zgjodhi rivalin dhe atë kampionin e shumëfisht grek, Olympiacos Pieru. Ndeshjen e parë kavajasit do ta zhvillojnë para shikuesve vendas me 15 korrik, kurse një javë më vonë ndeshjen kthyese në Pire të Greqisë.

Shorti i UEFA s 300x180 Hedhet shorti për kualifikimet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën UEFA

2010/11 UEFA Europa League, Raundi i parë kualifikues
Ndeshja e parë:
1 Korrik
Ndeshja e dytë:
8 Korrik
Nd. Skuadrat (Shtetet)
1 UE Santa Coloma (AND) - FK Mogren (MNE)
2 NK Olimpija Ljubljana (SVN) - NK Široki Brijeg (BIH)
3 Anorthosis Famagusta FC (CYP) - FC Banants (ARM)
4 FK Khazar Lankaran (AZE) - FC Olimpia Bălţi (MDA)
5 HNK Šibenik (CRO) - Sliema Wanderers FC (MLT)
6 FC Tobol Kostanay (KAZ) - NK Zrinjski (BIH)
7 FC Ulisses (ARM) - Bnei Yehuda Tel-Aviv FC (ISR)
8 FC Lusitans (AND) - FK Rabotnicki (MKD)
9 KF Tirana (ALB) - Zalaegerszegi TE (HUN)
10 FC Zestafoni (GEO) - SC Faetano (SMR)
11 NSÍ Runavík (FRO) - Gefle IF (SWE)
12 FC Torpedo Zhodino (BLR) - Fylkir (ISL)
13 Randers FC (DEN) - F91 Dudelange (LUX)
14 Portadown FC (NIR) - Skonto FC (LVA)
15 FC TPS Turku (FIN) - Port Talbot Town FC (WAL)
16 KR Reykjavík (ISL) - Glentoran FC (NIR)
17 Dundalk FC (IRL) - CS Grevenmacher (LUX)
18 Kalmar FF (SWE) - EB/Streymur (FRO)
19 Llanelli AFC (WAL) - FK Tauras (LTU)
20 JK Trans Narva (EST) - Myllykosken Pallo-47 (FIN)
21 FC Dacia Chişinău (MDA) - FK Zeta (MNE)
22 KF Laçi (ALB) - FC Dnepr Mogilev (BLR)
23 FC Shakhtyor Karagandy (KAZ) - KS Ruch Chorzów (POL)
24 FC Dinamo Tbilisi (GEO) - FC Flora (EST)
25 FC Nitra (SVK) - Győri ETO FC (HUN)
26 FK Qarabağ (AZE) - FK Metalurg Skopje (MKD)
2010/11 UEFA Europa League, Raundi i dytë kualifikues

Ndeshja e parë: 15 Korrik
Ndeshja e dytë: 22 Korrik

Nd. Skuadrat (Shtetet)
1 Cercle Brugge KSV (BEL) - Winner Match 15
2 Motherwell FC (SCO) - Breidablik (ISL)
3 Winner Match 5 - Winner Match 3
4 FC Lausanne-Sport (SUI) - FK Borac Banja Luka (BIH)
5 KFK Šiauliai (LTU) - Wisła Kraków (POL)
6 Winner Match 18 - Winner Match 21
7 Winner Match 26 - Winner Match 9
8 ND Gorica (SVN) - Winner Match 13
9 CS Marítimo (POR) - Sporting Fingal FC (IRL)
10 FK Sūduva (LTU) - FK Teteks (MKD)
11 FK Ventspils (LVA) - Winner Match 12
12 OFK Beograd (SRB) - Winner Match 12
13 Winner Match 4 - FC Dinamo 1948 Bucureşti (ROU)
14 Winner Match 20 - UE Sant Julià (AND)
15 FC Videoton (HUN) - NK Maribor (SVN)
16 Brøndby IF (DEN) - FC Vaduz (LIE)
17 Stabæk IF (NOR) - Winner Match 22
18 Shamrock Rovers FC (IRL) - Winner Match 7
19 IF Elfsborg (SWE) - FC Iskra-Stali (MDA)
20 Winner Match 16 - FC Karpaty Lviv (UKR)
21 Maccabi Tel-Aviv FC (ISR) - Winner Match 1
22 FK Austria Wien (AUT) - Winner Match 2
23 Winner Match 19 - APOEL FC (CYP)
24 Molde FK (NOR) - FK Jelgava (LVA)
25 Winner Match 10 - FK Dukla Banská Bystrica (SVK)
26 FC Honka Espoo (FIN) - Bangor City FC (WAL)
27 PFC Levski Sofia (BUL) - Winner Match 17
28 FC WIT Georgia (GEO) - FC Baník Ostrava (CZE)
29 Winner Match 8 - FC Mika (ARM)
30 FK Atyrau (KAZ) - Winner Match 25
31 Winner Match 26 - Winner Match 14
32 Beşiktaş JK (TUR) - Vikingur (FRO)
33 FC Differdange 03 (LUX) - FK Spartak Zlatibor Voda (SRB)
34 FC Dinamo Minsk (BLR) - JK Sillamäe Kalev (EST)
35 Valletta FC (MLT) - Winner Match 23
36 FK Bakı (AZE) - FK Budućnost Podgorica (MNE)
37 Winner Match 6 - SP Tre Penne (SMR)
38 Winner Match 24 - Winner Match 11
39 HNK Cibalia (CRO) - Cliftonville FC (NIR)
40 KS Besa (ALB) - Olympiacos FC (GRE)


A. Durmishi

Comments are closed.