Home » Hendboll, Lajm i fundit » Hendboll- Kryetari i Komunës së Graçanicës, priti kreun e FHK-së

Kryetari posa zgjedhur i Kuvendit të Komunës së Graçanicës z.Boban Stojanoviç, komunë kjo e posa formuar priti në një takim pune kryetarin e FHK-së Mexhit Devaja, anëtaren e Bordit të FHK-së znj. Mirjana Simiç – Cvetkoviç dhe sekretarin e përgjithshëm të FHK-së Izet Gjinovci.  Takimi ishte për qëllim masivizimin e hendbollit në veçanti inkuadrimi i pakicave etnike në asociacionet sportive dhe në garat e rregullta të FHK-së, dhe tani pasi janë përmbushur disa parakushte siç janë zgjedhja e znj. Mirjana Simiç-Cvetkoviç në Bordin e FHK-së ,por edhe zgjedhja legjitime e organeve të komunës së Graçanicës të dala nga zgjedhjet lokale te vitit të kaluar, bënë që të organizohet ky takim.

Kryetari i Komunës z.Boban Stojanoviç , tha se prioritet i komunës është ndërtimi i Palestrës sportive, të cilën e kanë premtuar edhe ministri Beqiri si dhe vetë Kryeministri Hashim Thaqi, prandaj ne ju falënderojmë për iniciativën tuaj, por parakusht dhe prioritet mbete Palestra sportive.

Kryetari i FHK-së Mexhit DEVAJA ,premtoi se do të kërkon nga struktura udhëheqëse shtetërore të ndihmon në ngritjen e një Palestre sportive, kurse strukturave komunale ju sugjeroi që të formojnë klubin dhe shkollën e hendbollit, të cilat kishte me i mbështet FHK-ja në aktivitetet e veta (pjesëmarrja në gara, kampe, pajisja me rekuizita sportive etj.).

Tani mbetet që anëtarja e Bordit znj. Mirjana Simiç-Cvetkoviç në bashkëpunim me drejtorin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport të Graçanicës ti koordinojnë veprimet dhe më në fund një klub i hendbollit nga pakica etnike serbe të garon në Ligën e Hendbollit, njofton Shërbimi për informim i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

G.K

Comments Closed

Comments are closed.