Me ftesë së Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Mexhit Devaja, kryetar dhe Nebi Zariqi anëtar i Këshillit Drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), kanë udhëtuar për në Beograd të Serbisë, për të përcjellur pjesën finale të Kampionatit Evropian të hendbollit për meshkuj “EURO 2012”.
Delegacioni ynë kampionatin do ta shfrytëzojë edhe për lobim të mëtejmë drejt anëtarësimit më të drejta të plota, si dhe lidhjen e marrëveshjeve me shumë federata, pjesëmarrëse të kësaj shfaqjeje madhore sportive.
Së bashku me delegacionin tonë, në Beograd ka udhëtuar edhe z. Myrteza Miftari, kryetar i Federatës Shqiptare të Hendbollit.

Comments are closed.