Pas ndeshjes së fundit të Kampionatit kundër Vëllaznimi në një atmosferë festive të cilin me mjetet piroteknike i dhanë madhështinë këtij evinenimenti të rrallë sportiv, medaljet për skuadrën fituese i ndanë Drejtori i DSK-së z.Iber Alaj dhe anëtari i Bordit të FHK-së z.Nebi Zariqi, kurse Kupën kapitenes së KH Prishtina Valbona Rudaku ja dorëzoi kryetari i FHK-së Mexhit DEVAJA.
Duhet theksuar se përveç lojtareve Kërtoku, Hyseni, A.Hasani, V.Hasani, Xhemajli, Rudaku, Sefedini, Basha, Berisha … merita kanë edhe shtabi teknik në krye me Beqir Hasanxhekaj, Zijavere Salihu –Loshi dhe Shemsi Luta, e në veçanti kryesia e zellshme në krye me kryetarin Nebi Zariqi, drejtorin Nazmi Bytyqi, anëtarët e kryesisë Vjollcë dhe Valdete Krasniqi, Fadil Maxhuni …
Ti urojmë fat dhe sukses KH Prishtina në garat e Kupës së Federatës së Hendbollit Evropian për edicionin 2009/10 me shpresë se do të korr fitore të reja.Ky informacion vjen nga zyra për informim e Federatës së Hendbollit të Kosovës.Rezultatet – meshkujt
Kosova-Vëllaznimi 32:29 u ndërp. 59:36 min
Drenica-Trepça 29:36 (14:20)
Prishtina – Kastrioti 25:28 (11:16)
Besa F. – Rahoveci 10:0 r.z
Tabela
1. Kastrioti 27 24 1 2 860:640 49
2. Prishtina 27 21 2 4 916:739 44
3. Besa F. 27 19 0 8 791:682 38
4. Vëllaznimi 26 12 2 12 790:736 26
5. Kosova 26 11 1 14 731:757 23
6. Trepça 27 9 2 16 784:819 20
7. Drenica 27 6 2 19 720:822 14
8. Rahoveci 27 0 0 27 263:631 0
Në javën e 28-të, më 29-30 maj takohen: Vëllaznimi-Prishtina, Kastrioti-Drenica, Besa Famiglia-Kosova. Trepça pushon.
Femrat
Kastrioti-Drita 43:29(28:14)
Shqiponja-Kosova më 26/27 maj
Tabela
1. Prishtina 20 18 2 0 648:396 38
2. Kastrioti 20 15 2 3 671:489 32
3. Kosova 19 9 2 8 550:502 20
4. Shqiponja 19 8 2 9 544:483 18
5. Drita 20 5 0 15 481:645 10
6. Vëllaznimi 20 0 0 20 275:655 0
KH Prishtina, është kampion, nga liga largohet KH Vëllaznimi. Në garat evropiane shkojnë: KH Prishtina në kupën e EHF-it dhe KH Kastrioti në kupën e fituesve të kupave.
G.K |
Comments are closed.