Dy gjigantët spanjoll, Real dh Barcelona, të cilët edhe udhëheqin sëbashku tabelën e klasifikimit, fituan bindshëm takimet e tyre. Të dyja këto skuadra iu kthyen fitoreve pas ndeshjeve të fundit që kishin dështuar. Barcelona iu kthye fitores pas barazimit në Almeria, kurse Reali pas eliminimit turpërues në “champions” kundër Lyonit.
Të dy skuadrat fituan me nga tre gola epërsi, por kuptohet që fitorja e Barcelonës ka peshë më të madhe pasi që për rival kishte skuadrën e tretë në tabelë, Valencian. Kurse, Real kishte ndeshje shumë më të lehtë, kundër Valladolidit, i cili zor që të mund të mbijetojë në Primeradivision.
Të dyja skuadrat arritën pikët pas het-trikëve që shënuan Messi dhe Higuain.
Barcelona mposhti Valencian 3:0, por vetëm në pjesën e dytë, pasi që 45minutëshi i parë u mbyll pa humbje. Të tre golat, secili më i jashtëzakonshëm se tjetri, i shënoi lojtari më i mirë i botës, Lionel Messi.
Ndërsa, tek Real Madrid, het-trik po ashtu shënoi argjentinasi tjetër, Higuain, kurse golin tjetër në fitoren e përgjithshme prek 1-4, ka shënuar portugezi, Ronaldo. Kështu, Real Madrid u “shfry” në skuadrën minore të Valladolidit, pas eliminim dëshpërues nga Lyon.
Fitore të rëndësishme dhe shpresëdhënëse ka shënuar skuadra e Tenerifës kundër Espanjollit në krizë. “Ishullorët” pas këtyre tre pikëve mund të shpresojnë që në vazhdim kampionatit, mbase, t’ia arrijnë të qëndrojnë në elitë edhe për një edicion. Kurse për spanjollët nga Katalunia, aspak nuk ju “shkruhet” mirë në vazhdimin e garave.
Almeria ka arritur edhe një fitore kundër Malagas, dhe tani bë kjo skuadër nuk mendon aq për ekzistencë, e kundërta e skuadrës së Malagës.
Pikë të artë ka nxjerrë edhe Zaragoza në udhëtimin e saj në Santander.
Java e 26-të:
Villareal – Xerez 2:0 (1:0) J. Llorente 31’, Escudero 91’
Tenerife – Espanyol 4:1 (1:0) Richi 19’, Nino 50’, 90’, Alfaro 83’ – Verdu 70’
Racing Santander – Zaragoza 0:0
Almeria – Malaga 1:0 (0:0) Soriano 56’
Barcelona – Valencia 3:0 (0:0) Messi 56’, 81’, 83’
Valladolid – Real Madrid: 1:4 (0:2) Albiol 58’ – C. Ronaldo 27’, Higuain 44’, 52’, 65’
Të shtunën:
Getafe – Mallorca 3:0 (1:0) Parejo 32’, Milku 80’, Manu 85’ (pen)
Sporting Gijon – Athletic Bilbao 0:0
Sevilla – Dep. La Coruna 1:1 (1:1) Fazio 21’ – Adrian 24’
E hënë, 15 mars:
(21h) Atletico Madrid – Osasuna
| R. Madrid | 26 | 21 | 2 | 3 | 71 | 21 | 65 | |
| 2 | Barcelona | 26 | 20 | 5 | 1 | 64 | 16 | 65 |
| 3 | Valencia | 26 | 13 | 8 | 5 | 42 | 29 | 47 |
| 4 | Sevilla | 26 | 13 | 5 | 8 | 39 | 29 | 44 |
| 5 | Mallorca | 26 | 13 | 4 | 9 | 41 | 31 | 43 |
| 6 | Deportivo | 26 | 12 | 6 | 8 | 30 | 28 | 42 |
| 7 | Athletic B. | 26 | 12 | 5 | 9 | 34 | 30 | 41 |
| 8 | Getafe | 26 | 11 | 3 | 12 | 34 | 32 | 36 |
| 9 | Villarreal | 26 | 10 | 6 | 10 | 38 | 37 | 36 |
| 10 | Almería | 26 | 8 | 9 | 9 | 30 | 35 | 33 |
| 11 | Sporting G. | 26 | 8 | 8 | 10 | 28 | 32 | 32 |
| 12 | Atlético M. | 25 | 8 | 7 | 10 | 38 | 38 | 31 |
| 13 | Osasuna | 25 | 8 | 7 | 10 | 24 | 26 | 31 |
| 14 | Espanyol | 26 | 7 | 7 | 12 | 19 | 36 | 28 |
| 15 | Málaga | 26 | 6 | 9 | 11 | 31 | 34 | 27 |
| 16 | Racing S. | 26 | 6 | 9 | 11 | 24 | 37 | 27 |
| 17 | Zaragoza | 26 | 6 | 8 | 12 | 30 | 48 | 26 |
| 18 | Tenerife | 26 | 6 | 5 | 15 | 25 | 53 | 23 |
| 19 | Valladolid | 26 | 3 | 11 | 12 | 28 | 48 | 20 |
| 20 | Xerez | 26 | 3 | 6 | 17 | 18 | 48 | 15 |
A.D.

Comments are closed.