Home » Futboll int., Lajm i fundit » Ibrahimoviq rikthehet ne kombetaren suedeze

Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar të premten se do të jetë pjesë e reprezentacionit të Suedisë në garat kualifikuese për Euro 2012.”Me mungojnë paraqitjet për reprezentacionin e Suedisë “ ka thënë Ibrahimoviç.

Futbollisti me i suksesshëm suedez, Zlatan Ibrahimovië(foto) përsëri do të aktivizohet për kombëtaren suedeze. Sulmuesi 28 vjeçar, anëtar i Barcelonës, pas një vizite qe i ka bere vendit te tij Malme, ka njoftuar me ketë vendim te tij te premten ne një konference për shtyp së bashku me selektorin e kombëtares  Erik Hamren.

Ky vendim i tij, futbollistit me prejardhje nga Bosnja , do t’i shpërblehet me shiritin e kapitenit.

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për Suedinë 62 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola. Përpos te tjerave për shkak te raporteve te këqija me selektorin paraprak te Suedisë , Lars Lagerback, djali i prindërve me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina, pas dështimit në kualifikime për KBF, kishte deklaruar tërheqjen e tij nga kombëtarja suedeze.

Deri vonë rikthimi i tij në garat kualifikuese për Euro 2012 kishte dështuar për shkak të mungesës së motivit. Ibra ishte arsyetuar shumë edhe me faktin se, sipas tij, Suedia ka pak lojtarë cilësorë në radhët e veta.

Tani Ibrahimoviç kishte deklaruar se ndjen mungesën e paraqitjeve për reprezentacionin e tij. Rikthimi i tij në kombëtaren e Suedisë nuk ka të bëjë me sezonin e tij të dobët te Barcelona.

E.E.

Comments Closed

Comments are closed.