Sipas Institutit ndërkombëtar të historisë dhe statistikave të futbollit, Superliga e futbollit të Shqipërisë është renditur shumë lartë në mesin e të gjitha ligave të futbollit në botë.
Nga IFFHS, Superliga shqiptare është renditur si e 77-ta në botë me 143 pikë (dhe e 30 në Evropë). Në mesin e të gjitha ligave në Ballkan, më konkretisht të shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, vetëm Kroacia qëndron më mirë për një vend më lartë, ndërsa të gjitha të tjerat qëndrojnë më poshtë si Bullgaria (77), Serbia (79), Maqedonia (86), Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia (94) dhe Mali i Zi (108).
Ky Institut çdo muaj dhe çdo vit analizon ligat si më kompetitive dhe në bazë të disa statistikave dhe analizave deri më tani ka qenë mjaftë e mirë në rangim edhe pse shumë kush nuk pajtohet me këto renditje. Kështu, Anglia më nuk konsiderohet të ketë ligën më të fortë, por këtë primat sipas këtij Instituti merr Spanja me 580 pikë, pastaj të renditura janë Brazili, Argjentina, Italia, Anglia për tu pasuar me Gjermaninë dhe Francën.
Dhjetë ligat më të forta:
- Spanja 580 pikë
- Brazili 577
- Argjentina 536
- Italia 508
- Anglia 486
- Gjermania 457
- Franca 413
- Peru 407
- Kili 362,5
- Paraguai 357, 5
Dhjetë vendet përreth rangimit të Superligës së Shqipërisë
70. Armenia 156
71. Venezuela 155
72. Guatemala 152,5
73. Bahrejni 148,5
74. Kina 148
75. Afrika e Jugut 146,5
76. Kroacia 144
77. Shqipëria 143
Bullgaria 143
79. Mali 142
Serbia 142
81. Norvegjia 140, etj…
A. Durmishi


Comments are closed.