Në derbin më të madh lokal në botë, atë italian të qytetit të Milanos, skuadra e Interit përball Milan-it tregoi se përse në të gjitha këto vitet e fundit dominon në futbollin italian. Skuadra e Mourinjos shënoi e para dhe erdhi në epërsi kur pas gabimit të mbrojtësit të ri milanist, Abate, Militio më së miri shfrytëzoi këtë top të dhuruar, me mençuri përcolli aksionin, doli përballë portierit Dida dhe pa vështirësi shënoi dhe kaloi skuadrën në avantazh. Skuadrës së Interit nuk i flitej mirë, kur më shumë nga papërgjegjësia e tij, se sa nga gjykimi i rreptë i gjyqtarit, u ndëshkua me kartuç të kuq, Sneijder, përshkak mënyrës së protestës së tij. Por, Milan as këtë epërsi numerike assesi ta shfrytëzoj. Me gjithë se mbizotëronte në fushë, kishte edhe gjuajte më shumë në drejtim të portës, por më pak se Inter që kishte gjuajte më shumë në kuadrat të portë dhe dy shtylla të qëlluara, nuk ia doli të shënoj, që kryesisht tentonin me harkime e pastaj me tentim me kokë ta mposhtnin portierin e mrekullueshëm të Interit, Cesar. Ndërsa gjuajtjet e Milan-it nga distanca ishin të pakta dhe ato pak tentime përfundon shumë lartë mbi portë. Milan pësoi edhe shokun e dytë gjatë ndeshjes, kur edhe pse në pjesëlojën e dytë mbizotëronin në fushë, pas një faulli tejet të dyshimtë të Favallit ndaj Maicon, gjyqtari ra në grackë të rrëzimit të përsosur të brazilianit dhe dha goditje të lirë për kaltër e zinjtë. Ishte kjo minuta e 65-të, kur portieri Dida s’ishte vendosur aq mirë në portë dhe nga më se 20 metra, përforcimi më i ri i Interit, maqedonasi Pandev shënoi dhe i dha goditjen përfundimtare ëndrrës për titull të kuqezinjve. Pas kësaj po thuajse gjithçka ishte e përfunduar, por një gjuajtje nga brendësia e zonës nga zëvendësuesi, Huntelaar, Lucio ndali topin me dorë dhe gjyqtari pa u hamendur dha shenjë në pikën e bardhë, ndërsa Lucio u ndëshkua me kartonin e dytë dhe Inter mbeti me 9 lojtarë në fushë. Ishte minuta e parë shtesë nga pesë të akorduar, kur përgjegjësinë për gjuajtjen nga 11-metra mori Ronaldinjo, gjuajtjen e të cilit në mënyrë bravuroze priti portieri Cesar dhe i dha fund ëndrrës për rezultat pozitiv të skuadrës së Leonardos.
Pas kësaj fitoreje, Inter tani i ikën Milanit me nëntë pikë epërsi (Milan ka një ndeshje më pak me Fiorentinën) dhe konsiderohet se do të jetë e pamundur që dikush më mund ta zë Interin drejt titullit të ri në Seria A.
Në këtë javë u zhvilluan edhe dy derbi tjerë italian. Së pari Roma mposhti në “Olimpico” të Torinos Juventusin vendas dhe e zhyti akoma më thellë në krizën e rëndë të rezultateve. Roma pas kësaj fitore vazhdon ta mbajë pozitën e tretë, kurse shkarkimi i Ferraras së Juventusit tani më edhe më shumë është bërë i mundur. Kurse, Palermo në fushën e saj shkatërroi Fiorentinën dhe tani është ngritur në pozitën e pestë klasifikuese. Fitore tejet të rëndësishme kanë shënuar napolitanët në udhëtim të Livorno dhe tani seriozisht janë duke synuar vend që sjellë Ligën e Kampionëve. Ndërsa humbje gati fataliste ka pësuar Udinese në fushë të saj kundër Sampdorias dhe tani seriozisht rrezikohet me rënie nga elita italiane. As skuadra e Lacios nuk ia doli të marrë më shumë se sa një pikë në “Olimpiko” të saj, barazoi me skuadrën e Erion Bogdanit të Chievos, kurse ndeshja u karakterizua me hyrjen e shikuesve vendas në fushë – gjest proteste për shkak rezultateve shumë të dobëta të skuadrës së tyre. Kurse, Bogdani luajti prej fillimit të takimit për tu zëvendësuar më pas.
Rezultatet e javës 21 dhe golashënuesit:
Catania – Parma 3:0 (1:0) Mascara 16’, Martinez 72’, Morimoto 78’
Juventus – Roma 1:2 (0:0) Del Piero 52’ – Totti (pen) 69’, Riise 90+4’
Bologna – Bari 2:1 (0:1) Gimenez 55’, 73’ – Barreto 40’
Genoa – Atalanta 2:0 (2:0) Palacio 19’, Crespo 43’
Lazio – Chievo 1:1 (1:0) Stendardo 19’ – Pellissier 88’
Livorno – Napoli 0:2 (0:1) Maggio 45+2’, Cigarini 90+2’
Palermo – Fiorentina 3:0 (2:0) Herndandez 29’, 38’, Budan 59’
Siena – Cagliari 1:1 (0:0) Calaio 79’ – Matri (pen) 81’
Udinese – Sampdoria 2:3 (2:1) Di Natale (pen) 8’, Isla 45’ – Pazzini (pen) 28’, Pozzi 58’, Semioli 67’
Inter – Milan 2:0 (1:0) Militio 11’, Pandev 66’
Tabela
| L | F | B | H | Gola | P | ||||||||||
| 1 |
Inter
|
21 | 15 | 4 | 2 | 45 | : | 19 | 45 | ||||||
| 2 | Milan | 20 | 12 | 4 | 4 | 35 | : | 21 | 40 | ||||||
| 3 | Roma | 21 | 11 | 5 | 5 | 35 | : | 25 | 38 | ||||||
| 4 | Napoli | 21 | 10 | 7 | 4 | 31 | : | 24 | 37 | ||||||
| 5 | Palermo | 21 | 9 | 7 | 5 | 27 | : | 21 | 34 | ||||||
| 6 | Juventus | 21 | 10 | 3 | 8 | 33 | : | 28 | 33 | ||||||
| 7 | Cagliari | 20 | 9 | 4 | 7 | 32 | : | 24 | 31 | ||||||
| 8 | Genoa | 21 | 9 | 4 | 8 | 35 | : | 36 | 31 | ||||||
| 9 | Fiorentina | 20 | 9 | 3 | 8 | 26 | : | 22 | 30 | ||||||
| 10 | Sampdoria | 21 | 8 | 6 | 7 | 26 | : | 30 | 30 | ||||||
| 11 | Bari | 21 | 7 | 8 | 6 | 26 | : | 22 | 29 | ||||||
| 12 | Parma | 21 | 8 | 5 | 8 | 24 | : | 29 | 29 | ||||||
| 13 | Chievo | 21 | 8 | 4 | 9 | 22 | : | 22 | 28 | ||||||
| 14 | Bologna | 21 | 6 | 5 | 10 | 23 | : | 30 | 23 | ||||||
| 15 | Lazio | 21 | 4 | 9 | 8 | 16 | : | 22 | 21 | ||||||
| 16 | Livorno | 21 | 6 | 3 | 12 | 13 | : | 29 | 21 | ||||||
| 17 | Udinese | 20 | 5 | 5 | 10 | 22 | : | 27 | 20 | ||||||
| 18 | Catania | 21 | 4 | 7 | 10 | 21 | : | 29 | 19 | ||||||
| 19 | Atalanta | 21 | 4 | 5 | 12 | 20 | : | 32 | 17 | ||||||
| 20 | Siena | 21 | 3 | 4 | 14 | 22 | : | 42 | 13 | ||||||
Avni Durmishi

Comments are closed.