Home » Champion League, Futboll int., Lajm i fundit » Inter me Special One – Kampion të Evropës 2010

Diego Milito i gezohet golit foto Reuters1 300x225 Inter me Special One – Kampion të Evropës 2010

Inter i Milanos është kampioni më i ri i Evropës. Jose Morinho – Special One , arriti që me skuadrën e tij të fitoj edhe Kupën e tretë në ketë edicion. Pas Kupës së Italisë, Kampionatiti në Serie A, sonte ata në duart e tyre ngritën edhe Kupën e Kampionëve të Evropës për edicionin 2009/10. Ketë triumf të madh, skuadrës Inter pas 45 vjeteve, ua solli Diego Milito golashenues i dyfishtë në ndeshjen finale.

 

 

Milito shenon golin e dyte per 2 0 foto Getty Images 300x225 Inter me Special One – Kampion të Evropës 2010Interi dëshmoj se është një skuadër e organizuar në formë të përkryer. Futbollistet e Interit kanë qenë të pozicionuar në formë gjeniale nga trajneri Jose Mourinho. Strategu portugez e kishte lënë futbollistin më të rrezikshëm të Bayernit Arjen Robben të mbikqyrur shpesh herë nga dy futbollistë. Ndërsa në sulm skuadra italiane ishte shumë e saktë në aksione si asnjë skuadër tjetër në Evropë. Në mënyrë të njejtë kishin eliminuar edhe Chelsean dhe Barcelonën. Mbrojtja e Bayernit kundër Diego Militos u dukt në dy situata e pafuqishme.

Bayerni pas titujve të Kampionit dhe Kupës së Gjermanisë, nuk arriti që ta shënoj “treshen e titujve” , pasi nuk gjeti forcë dhe mënyrë ta thyej “murin  e Mourinhos”. Ishte e kote statistika e lojes finale me pronesin e madhe te topit (69% Bayrni , 31 % Interi) kur aksionet e tyre ishin shterrpe dhe jo të rrezikshme.Futbollistet e Bayrnit te stepur Inter me Special One – Kampion të Evropës 2010

Megjithate Bayerni meriton respekt. Bavarezet në fakt nuk fituan Kupën e Kampionëve, por kanë fituar zemrat e shumë dashamirëve të futbollit me paraqitjet e tyre në ketë sezon. Lujtën me plot pasion, kundër Juventusit, Firorentinës, kundër Manchesterit, dhe paten një gala prezantim në Lyon.

Për Van Gaalin ishte kjo një disfatë kundër ish bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm-nxënësit të tij, pasiqë bashkë kishin drejtuar Barcelonën deri në vitin 2000. Mourinho fitoj “treshen” e titujve. Ketë sukses deri tani e kanë aritur vetëm gjashtë skuadra.

BAYERN – INTER 0:2 (0:1)ChampionsLeagueLogo18 300x291 Inter me Special One – Kampion të Evropës 2010

0:1 Milito (35’)

0:2 Milito (70’)   

Stadiumi Santiago Bernabeu, shikues 80.000

 

E. EJUPI

Comments are closed.