Berlin. Në fillim të vitit të kaluar, Albert Bunjaku ka kaluar nga Rot-Weis Erfurt te, asokohe anëtari i ligës se dytë, FC.Nürnberg dhe menjëherë me “franket” festuan ngritjen e tyre të drejtpërdrejtë në ligën më të lartë gjermane, Bundesliga 1. Në sezonin e tij të parë në Bundesliga, 26-vjeçari u bë forcë e domosdoshme në klubin FCN, pasi ai ka bërë deri tani, njëmbëdhjetë nga 22 gola që përbejnë kështu gjysmën e të gjitha golave për “klubasit”.
Në një intervistë me herthabsc.de, reprezentuesi zviceran foli për takimin me Herthan , cilësinë në Bundesliga dhe për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut 2010.
herthabsc.de: Tung, Albert. Ju keni bërë një surprizë në lojë të fundjavës së kaluar kundër pretenduesit për titull, Bayer 04 Leverkusen, 3-2 një fitore për ju. Ju nuk mund të luani për shkak te kartonit verdhë/kuq. Si e keni përjetuar ju gjithë ketë?
Albert Bunjaku:Nëse e merr një karton të verdhë-kuq në mënyrën si e kam marr unë, atëherë duhet të ndëshkohet edhe mirë bile(qeshet) Le të themi kështu: “Ishte shumë emocionuese. Gjithsesi, unë jam më me qef në fushë se sa në tribuna.
herthabsc.de: Klub është renditur momentalisht në pozitën e 15, por ka vetëm një pikë përpara pozitës se 17 në tabelë. Si i vlerësoni gjasat tuaja për të siguruar ekzistencën në fund të sezonit, dhe çfarë është e nevojshme për të arritur këtë objektiv në fund të fundit?
Bunjaku: Ne kemi fatin tonë në duart tona. Ne besojmë në veten, e dimë se çfarë mundemi. Ne kemi mbështetjen e 45.000 tifozëve në lojërat tona në shtëpi të cilët na përkrahin në mënyrë sensacionale, pra kemi të gjitha parakushtet që të mos largohemi. Në qoftë se ne vazhdojmë me përkushtim të tillë dhe punojmë shumë, madje edhe në çdo stërvitje, atëherë ne do të jemi edhe në sezonin e ri në klasin e parë.
herthabsc.de: Përplasja në mes Herthas dhe FC Nurnbergut konsiderohej për të dy ekipet si me karakter final. Çfarë prisni ju për një takim të shtunën?
Bunjaku: Jo, unë do të flas për një finale, vetëm atëherë kur varet për të gjitha ose asgjë. E vërtetë qe Hertha të shtunën ka presion me të lartë, nuk mund të përballojë humbjen. Ne duam që të fitojmë, dhe Hertha dëshiron edhe më shumë, por duhet të investojnë bukur shumë në qoftë se ata duan të konkurrojnë kundër nesh!
herthabsc.de: Berlinasit kanë humbur ndeshjen e fundit shumë pa fat me 0:1 në Hamburg . Si e vlerësoni cilësinë e kryeqytetasve?
Bunjaku: Rreth cilësisë ne nuk duhet të humbim fjalë. Është vërtetë për tu çmendur se si një ekip si Herta 2009/10 është në betejë për ekzistence! Por kjo i ka ndodhur me parë edhe “klubit” kur pas fitores se Kupës 2007, ai ra nga liga një vit më vonë.
herthabsc.de: Pasi ju në vitin e kaluar keni përjetuar ngjitjen ne ligën e parë me “klubin”, ky është sezoni juaj i parë në kampionatin me te lartë gjerman. Sa te fortë e vlerësoni ju Bundesligen, dhe a jeni ju vetë të befasuar se sa shpejt ju keni gjetur rrugën deri te ajo ?
Bunjaku: Bundesliga është liga me e fortë të cilën e kamë përjetuar deri me tani. E fortë në kuptim të asaj se: ju duhet çdo moment të jeni te kujdesshëm, shumë të përqendruar, ju nuk duhet të lëshoni asnjë rast. Se a jam unë i befasuar ? Po dhe jo. Po, sepse është e pabesueshme që kam bërë kaq shumë lojëra dhe gola. Dhe jo, sepse unë jam duke u përpjekur për të marrë shumë në çdo trajnim dhe të japin gjithçka për të përgatitur veten – motivimin për të bërë kështu vjen në çdo rast shumë më lehtë. Por unë sigurisht se nuk kam pritur me një sezon të tillë.
herthabsc.de: Ju keni arritur me 11 gola gjysmën e golave te Nurenbergut. Si i shpjegoni këto statistika dhe çfarë duhet të ndodhë në mënyrë që ekipi i tërë do të jetë më efektive në veprimet e tyre ofanzive?
Bunjaku: Për këtë nuk ka asnjë shpjegim, me përjashtim se unë jam bërë i përkryer ne situata. Por kush i shënon golat, nuk ka rëndësi. Unë p.sh deri tash nuk kam përgatitur asnjë gol. Unë shpresoj se këtë më në fund do ta arrijë.
herthabsc.de: Në nëntor të vitit të kaluar,në moshën 26 vjeçare, jeni thirrur për skuadrën A te ekipit kombëtar zviceran dhe në lojë kundër Norvegjisë keni bërë debutimin tuaj të parë ndërkombëtar për Zvicrën. Para kësaj ju në 15 ndeshje për U-21 keni shenuar shtatë gola për shtetin alpin. Çfarë ndjenje ishte që pas një kohe të gjatë megjithatë të ftoheni në përzgjedhjen kombëtare, dhe cilat janë gjasat tuaja që të jeni pjesë e skuadrës finale për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut 2010 ?
Bunjaku: Sigurisht, me këtë ndeshje me është përmbushur një ëndërr. Por kjo është veçanërisht motivuese për të përjetuar të gjitha edhe një herë, për zhvillimin personal më tej. Por, për mua e rëndësishme është sigurimi i ekzistencës me klubin tim dhe lidhja me njerëzit këtu. Çdo gjë tjetër do të vjen vet pastaj.
herthabsc.de: Zvicra atje në raundin e parë takohet me Hondurasin, Kilin dhe kampionin evropian Spanjën. Si e vlerësoni gjasat tuaja për tu kaluar fazën e grupeve, dhe çfarë duhet të jetë në përpjesëtim të cilësisë dhe kuadrove që pretendojnë për “ekipin kombëtar”, në Afrikën e Jugut ?
Bunjaku: Kush është kualifikuar për pjesëmarrje ne turnirin final te Kupës së Botës, dëshiron qe atje të qëndrojë sa me gjate qe është e mundur. Kjo vlen edhe për Hondurasin dhe Kilin – kush është kualifikuar mund te shprehin kërkesën për të arritur raundin e K.O. Ne shpresojmë se ne do të arrijmë një nga dy vende për te arritur ne fazat eliminuese – dhe sigurisht, do të duhet të ndodhe diçka jo e zakonshëm të dështojë pikërisht Spanja në raundin e parë.
herthabsc.de: Çfarë qëllimeve sportive dhe personale keni vendosur ju në të ardhmen e afërt ?
Bunjaku: Unë ne aspektin sportiv, aktualisht jam duke shikuar, thjesht vetëm ne “klub”. Ne kemi një qëllim të madh, sigurimin e ekzistencës, ne kemi këtu kaq shumë njerëz për të cilët ne duam të mbajmë Bundesligen. Dhe në jetën private, unë shpresoj, natyrisht, shëndet të mirë për mua dhe familjen time !
(Shkëputur nga portali herthabsc.de)
Përgatiti: E.Ejupi

Comments are closed.