Home » Futboll int., Lajm i fundit » Ish-trajneri i Corinthians-it, Mano Menezes perzgjedhes i ri i Brazilit

Trajneri i deritashëm i skuadrës së futbollit Corinthians nga Brazili, Mano Menezes, është përzgjedhës i ri i Kombëtares së Brazilit, ka publikuar në konferencë për shtyp vetë ai.

“E kam pranuar ofertën me shumë kënaqësi dhe me krenari. Obligimet do ti marrë menjëherë”, ka thënë para gazetarëve trajneri 48-vjeçar, i cili deri tash ka udhëhequr skuadrën ku kanë luajtur yjet si Roberto Carlos dhe Ronaldo.

Menezes do të nënshkruaj kontratën e cila e obligon për katër vitet e ardhshme, ndërsa do ta mbyllë ciklin pas përfundimit të Kampionatit Botëror që mbahet po në Brazil në vitin 2014. Në bankinën e “seleçao”-s do debutoj me 10 gusht të këtij viti, kur kampionët e pesëfishtë botëror do të ndeshen në New Jersey me SHBA-të në takim miqësor.

Suksesin më të madh në karrierën prej trajneri e ka arritur vitin e kaluar kur fitoi Kupën e Brazilit.

Menenez-it i u është ofruar oferta pasi që Muricy Ramalho, dëshira e parë e zyrtarëve të Federatës së futbollit të Brazilit, pas shkarkimit të Carlos Dunga-s, kishte refuzuar ofertën. Ramalho iu ishte nënshtruar dëshirave dhe ambicieve të njerëzve të klubit të tij, Fluminense, e cila pas dhjetë javësh në kampionatin brazilian udhëheq në tabelën e klasifikimit të Seria A, i cili para jo shumë kohësh ka vazhduar kontratën deri në vitin 2012 me këtë klub.

A. Durmishi

Comments Closed

Comments are closed.