Home » Lajm i fundit, Sportet Tjera, Tenis » Isner ndaj Mahut-it ka fituar duelin me te gjate ne histori te tenisit

Teniseri amerikan John Isnern, pas më shumë se 11 orë lojë (11 orë e 5 minuta), me rezultatin 6:4, 3:6, 6:7, 7:6, 70:88, ka mposhtur tenistin francez Nicolas Mahut në duelin më të gjatë në historinë e tenisit. Takimi është mbyllur të enjten, pasi që dy herë është ndërprerë përshkak errësirës; herën e parë të martën pas përfundimit të katër seteve, pastaj edhe të mërkurën tek rezultati 59:59 në setin e pestë të fundit vendimtar.

Tenistët sot kanë zhvilluar 20 gema, kurse Isner, i cili i pari ka servuar, ruajti në fund përqendrimin më shumë dhe atë do ta mbajmë në mend përgjithmonë si fituesin e duelit më të gjatë në histori të tenisit në një duel që tash më nga mediumet ndërkombëtare sportive është shpallë si “duel epik”.

Shifrat në këtë duel kanë qenë të jashtëzakonshme. 138 gema, 215 asa (që të dy kanë thyer rekordin e mëparshëm me nga 112 asa), 490 winera. Çifti ka thyer rekordin e vjetër gjashtëvjeçar të Arnaud Clemente-s dhe Fabricio Santori-t, dueli i të cilëve në Roland Garros kishte zgjatur 6 orë e 33 minuta.

“Dikush duhej të humbiste”

“Gjëja më e keqe ishte se dikush duhej të humbiste në këtë duel. Është nder i madh për mua ta ndajë këtë moment me Nicolas-in. Ndoshta në të ardhmen sërish do të luajmë njëri kundër tjetrit, por mesiguri më nuk do të jetë 70:68”, ka thënë pas meçit i dërrmuar John Isner i cili sëbashku me Mahuto-n kanë pranuar çmim të posaçëm për mundin e dhënë. Interesant është se ky çmim nga organizatori i turnirit iu është ndarë edhe gjyqtarit të takimit.

Gazetarët të shumtë kurioz, pastaj pyetën Isner-in se a do të luajnë dytë sëbashku në qifte, kurse ai me po të njëjtin ton humori u përgjigj:

“Kjo pyetje nuk bën mirë për momentin. Tani vetëm do të drejtohem në teshatore, dhe pastaj të pushoj mirë”.

“John meritoi fitoren”

Nicolas Mahut ishte i dëshpëruar, por po ashtu krenar pas luftës së jashtëzakonshme që kishte ofruar në terrenin e “All Englad club”-it.

“Jam i kënaqur, sepse më në fund përfundoi, kurse John e ka merituar fitoren. Gjatë tërë meçit ka seruar në mënyrë të përkryer dhe u tregua si fitues i vërtetë. Me të vërtetë ndjehem krenar që kam qenë pjesëmarrës i duelit historik të tenisit”, ka thënë Mahut pas humbjes.

A. Durmishi

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.