Kjo është hera e pestë që Federer (Zvicër) është shpallur si tenisti më i mirë në botë, ndërsa Serena Williams (SHBA) merr çmimin për herë të dytë.
Ndërsa motrat Serena dhe Venus Williams (SHBA) janë shpallur dyshja më e mirë e vitit dhe kjo ndodh për herë të parë për dyshen-motrat Williams, ndërsa Serena për herë të parë nderohet me dy çmimet prej kur herën e fundit këtë sukses ka arritur Martina Hingis (Zvicër) në vitin 1999.
Bob dhe Mike Bryan (SHBA) janë dyshja e meshkujve të shpallur më të mirët për vitin 2009-të dhe kjo ndodh me rekord prej gjashtë herë radhas.
Kurse, dyshja (femrat) Daniel Berta (Suedi) dhe Kristina Mladenoviç (Francë) janë ITF Kampione Juniore 2009, ndërsa Shingo Kunieda (Japoni) dhe Esther Vergeer (Holandë) për konkurrencën e meshkujve në kategorinë e juniorëve.
A.D.

Comments are closed.