Home » Futboll int., Kampionati Anglez, Lajm i fundit » Joe Cole perforcimi i pare i Liverpoolit sivjet

Mesfushori anglez, 28-vjeçari, Joe Cole, anëtari i deritanishëm i Chelsea-t, sot të hënën ka nënshkruar kontratë të vlefshme katër vjeçare me të “kuqtë” e Liverpool-it, lajm të cilin e ka bërë të ditur ueb-faqja e këtij klubi.

Pasi që i kishte skaduar kontrata me të “kaltrit” e Londrës, Joe Cole-n e kishin ndjekur dy skuadrat tjera londineze, Tottenham dhe Arsenal, por në këtë garë fitues doli skuadra e Liverpool-it.

Futbollisti i cili para Chelsea-t ka luajtur vetëm edhe për West Ham-in, është përforcimi i parë i periudhës së trajnerit të ri të kësaj skuadre, Roy Hodgson.

Reprezentuesi anglez, brenda 48 orëve do t’i bëjë të gjitha kontrollet mjekësore, kurse në Liverpool pritet që të zëvendësoj izraelitin Yossi Benayon i cili ka nënshkruar për Chelsea-n.

A.D.

Comments Closed

Comments are closed.