Në Prishtinë është duke u mbajtur Kampi Edukativ Nacional i Fautbollit U-15 ku janë përfshi shumë futbollistë të gjenderatës së re dhe trajnerë të cilët janë duke zbatuar detyrat e përzgjedhësit të Përfaqëqëuses së Kosovës, Albet Bunjaku.Kampi do të zgjasë deri më 11 korrik, ku të rinjtë do të mësojnë elemente të reja të këtij sporti. Me ndeshje miqësore kontrolluese të rajoneve, por edhe punes që po bëhet në aspektin teknik e taktik do të bëhet përzgjedhja e më të dalluarëve që do të jenë një bazë për të përfaqësuar Kosovën në garat e ndryshme ndërkommbëtare.
Kampi është parashikuar që të përfundoj me 11 korrik dhe me një ndeshje finale në mes grup-moshave të reja.
Ndeshjet e zhvilluara me 8 korrik 2010-Ne kuader te Kampit Edukativ Nacional U-15 janë zhvilluar katër ndeshje ku u arritën këto rezultate:
Prishtina-Prizreni 2:1
Peja-Gjakova 2:0
Ferizaj-Mitrovica 1:4
Team-Gjilani 1:4
Në kuadër të ditës së dytë të Kampit Edukativ Nacional U-15, më 9 korrik 2010 në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot janë zhvilluar edhe katër ndeshje dhe janë arritur këto rezultate:
Prishtina-Mitrovica 5:1
Gjakova-Ferizaj 3:0
Prizreni-Gjilani 2:0
Team-Peja 1:1
Nesër paradite Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës do të shpall 36 futbollistë, të cilët do të ndahen në dy ekipe dhe të cilat do të kenë ushtrime para dhe pasdite në stadiumin e “Ramiz Sadikut”, në mënyrë që të dielën në orën 15.00 të zhvillojnë një ndeshje finale në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.Zëdhënësi i FFK-seFazli BERISHA.
G.Kosumi


Comments are closed.