Në Premier League angleze zhvillohen ndeshjet e javës së 38, të fundit, për edicionin 2009/10. Chelsea kryeson me një pikë diferencë ndaj të dytit, Manchester United. Të dy këto skuadra luajnë si vendas. Chelsea pret Wigan Athletic, ndërsa Manchester United pret Stoke City. Çdo rezultat tjetër pos fitores së Chelseat do ta rrezikonte pozitën e parë e me ketë edhe titullin e kampionit, që “të kaltërve” është duke i buzëqeshur që nga java e kaluar kur dolën të pa mposhtur nga Liverpooli, si mysafir.
Në anën tjetër Manchester Unitet shpreson në ndonjë mrekulli që mund ta bëjë Athletic, gjithnjë duke llogaritur në fitore të tyre të sigurt ndaj Stok City.
Nëse Chelsea fiton titullin, do të ishte ky i katërti i tyre në histori të klubit. I fundit ka qenë në sezonin 2005/06. Ndërsa Menchester United do t’i ndërpritej seria e titujve, kur dihet se tri vitet e kaluara radhazi ka qenë kampion i Anglisë.
Të gjitha ndeshjet e javës së fundit zhvillohen të dielën , 09.05.2010, dhe të gjitha fillojnë në të njëjtën kohë, nga ora 17:00.
Qiftet rivale të javës së 38 në Priemier League janë këto:
| (3.) Arsenal | -:- | Fulham (12.) |
| (6.) Aston Villa | -:- | Blackburn (11.) |
| (14.) Bolton Wanderers | -:- | Birmingham (9.) |
| (19.) Burnley | -:- | Tottenham (4.) |
| (1.) Chelsea | -:- | Wigan (15.) |
| (8.) Everton | -:- | Portsmouth (20.) |
| (18.) Hull City | -:- | Liverpool (7.) |
| (2.) Manchester United | -:- | Stoke City (10.) |
| (17.) West Ham United | -:- | Manchester City (5.) |
| (16.) Wolverhampton | -:- | Sunderland (13.) |
P.S. Në kllapa janë pozitat aktuale që kanë skuadrat në tabelë.
E.E.

Comments are closed.