Home » Futboll int., Kampionati Francez, Lajm i fundit » Kampionati Francez: Ol.Marseille, pas 18 viteve, përsëri Kampion

Olympique Marseille, për të nëntën herë, në historinë e klubit, fiton titullin e kampionit, në Ligue 1 të Francës. Kjo, tash ndodhë, pas 18 viteve kur me 1992  për herë të fundit ishte kampion. Marseille ka shfrytëzuar një lëshim të pikëve, të skuadrës rivale Auxerre, dhe me një fitore 3:1 kundër Stade Rennen, dy javë para përfundimit të kampionatit siguron titullin e Kampionit.

 

Për Marseillen ky është titulli i parë pas 18 viteve konkretisht nga viti 1992. Po në ketë viti Ol.Marseille kishte festuar suksesin më të madh në historinë e klubit duke fituar Champions League (Kupa e Kampioneve) ndër të tjera edhe me gjermanin Rudi Voller si sulmues.

Në skuadrën Ol.Marseille me sukses ka luajtur disa vite edhe reprezentuesi i  Shqipërisë, kosovari Lorik Cana , deri ne sezonin e kaluar kur u transferua te Sunderlandi. Cana në Marseille ishte edhe kapiten i skuadrës.

Pas javës 36 dihet kampioni (Ol.Marseille) , por tashmë dihen edhe tri skuadrat që do të largohen nga liga e parë franceze. Grenobel Foot do t’i bashkangjiten, në ligën e dytë, edhe Le Mans dhe Boulogne.

Rezultatet komplete të javës 36 në Ligue 1 të Francës, të zhvilluara me 05.05.2010:

Nizza 1:1 Girondins Bordeaux
Lens 1:1 Grenoble Foot
Olympique Lyon 2:1 Auxerre
Lorient 2:2 Monaco
Toulouse 0:2 Lille
Boulogne 0:1 Saint-Etienne
Nancy-Lorraine 3:2 Le Mans
Paris St. Germain 2:2 Valenciennes
Sochaux 0:1 Montpellier
Olympique Marseille 3:1 Stade Rennes

 

Tabela :

  Skuadra L. +/- P.
1 Olym. Marseille 36 32 75
2 Lille 36 32 67
3 Auxerre 36 12 67
4 Olympique Lyon 35 21 65
5 Montpellier 36 7 63
6 Gir. Bordeaux 36 17 61
7 Lorient 36 12 55
8 Stade Rennes 36 12 52
9 Monaco 35 -4 51
10 Valenciennes 36 0 50
11 Paris SG 36 7 47
12 Nancy 36 -6 47
13 Lens 36 -5 44
14 Toulouse 36 -1 43
15 Nizza 36 -16 42
16 Sochaux 36 -21 41
17 St. Etienne 36 -17 39
18 Le Mans 36 -22 29
19 Boulogne 36 -30 28
20 Grenoble Foot 36 -30 20

 

Në javën 37, me 08.05.2010, të gjitha takimet fillojnë nga ora 21:00, dhe takohen:

Auxerre -:- Lens
Gir. Bordeaux -:- Sochaux
Grenoble Foot -:- Boulogne
Le Mans -:- P.St. Germain
Lille -:- Ol. Marseille
Monaco -:- Nancy
Montpellier -:- Lorient
Stade Rennes -:- Nizza
Saint-Etienne -:- Toulouse
Valenciennes -:- Ol. Lyon

 

E. EJUPI

Comments Closed

Comments are closed.