Rafael van der Vaart dhe kapiteni legjendar Raul, do t’i mungojnë Real Madrid në ndeshjet e fundit të sezonit që janë beteja për titullin e kampionit. Të dy kanë pësuar lëndime që i kanë pa aftësuar për një kohë më të gjatë.
Kampioni rekord i Spanjës në futboll, Real Madrid duhet të mos llogarisë në dy lojtarët e vet ofanziv, holandezin Van der Vaart dhe ish kapitenin e vet legjendar, Raul. Van der Vaart është lënduar në ndeshjen e fundit kundër Real Saragosa. Ndërsa Rauli që kishte zëvendësuar Van der Vaartin kishte shënuar golin e avantazhit , por me vonë edhe ky u lëndua.
Rauli me golin e tij të shtunën ka kaluar legjendën e Real Madridit ne listën e golashënuesve te përjetshëm te këtij klubi, Alfredo Di Stefano. Në 16 vitet e tija te Reali, Raul ka shënuar 228 gola, dhe kështu është vetëm 6 gola pas top golashënuesit te pa harrueshëm, Hugo Sanchez.
Skuadra e Realit gjashtë javë para mbylljes së kampionatit është ne pozitën e dyte vetëm një pikë më pak se e para Barcelona.
E. EJUPI

Comments are closed.