Pas pjesëmarrjes së suksesshme të karateistëve të Kosovës në Austri, ka ata fituan pesë medalje. Përfaqësimi i radhës i karateistëve të Kosovës do të jetë Kampionati i hapur i Zvicrës, ku pritet të marrin pjesë karateistë nga 27 shtete të Evropës dhe botës me mbi një mijë garues.Për këtë garë anëtarët e Përfaqësueses së Kosovës kanë stërvitur intisivisht dhe presin një paraqitje tejet dinjitoze. Ata sot janë nisur për në Cyrih dhe pritet ti zhvillojnë stërvitjet e fundit para fillimit të kësaj gare që fillon më 25 shkurt 2012.
Për pjesëmarrje në këtë turne janë ftuar këta garues:
Hekuran Sojeva kadet, Orges Arifi dhe Gresa Hyseni juniorë, Afrim Latifi, Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Agon Agani, Shkumbin Maksutaj, Liridon Fejzullahu, Rreze Shatri, Gentiana Karpuzi, Luljeta Shala, Jetmir Rexhepi dhe Velerda Agani seniorë.
Me karateistët do të udhëtojë edhe përzgjedhësi Ylber Syla, Safet Ramadani në cilësinë e gjyqtarit si dhe kryetari i Federatës, Fadil Arifi. Krahas pjesëmarrjes në këtë aktivitet, përfaqësuesit e Kosovës në Cyrih, do të ndjekin edhe seminarin të cilin e organizon karateisti dhe gjyqtari Xhevar Ajredini së bashku me Bekë Bekteshin dhe Milaim Fetahun. Në këtë seminar do të demonstrojnë kampionet tanë evropian, Afrim Latifi dhe Fehmi Mahalla.
G.K

Comments are closed.