Në Kampionatin Botërorë ka ndodhur senzacioni i radhës. Kampioni aktual Italia, pas disfatës 2:3 kundër Sllovakisë, është eliminuar, aq me keq si kombëtarja e fundit në grup. Italianët duhet t”i përgatisin valixhet për fluturim kthyes. Paraguait i ka mjaftuar rezultati i barabartë 0:0 kundër Zelandës së Re për të vazhduar më tutje.
ARRIVEDERCI ITALIA
Në stadiumin Ellis Park në Johannesburg, për Sllovakinë golat i kanë shënuar, Vittek dy herë (25’ e 73’), dhe Kopunek (89’), ndërsa për Italinë shënuan Antonio Di Natale (81’) dhe Faboi Quagliarella në minutën e dytë të lojës shtesë (90+2’).
Italia është kampioni i tretë në fuqi, pas Brazilit (1966) dhe Francës (2002) që dështon qysh në fazën e grupeve.
Me një finish tepër interesant dhe emocionues, Italia nuk arriti ta shënoi edhe golin e tretë, të nevojshëm për kualifikim.
SLLOVAKIA – ITALIA 3:2 (1:0)
Stadiumi “Ellis Park”, Johanesburg, Shikues: 53.412 , Referi: Howard Webb (Anglia)
Golat:
1:0 Vittek (25.),
2:0 Vittek (73.),
2:1 Di Natale (81.),
3:1 Kopunek (89.),
3:2 Quagliarella (90.+2)
Sllovakia: Mucha – Pekarik, Skrtel, Durica, Zabavnik – Strba (87. Kopunek), Kucka – Hamsik, Vittek (90.+2 Sestak), Stoch – Jendrisek (90.+4 Petras)
Italia: Marchetti – Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Criscito (46. Maggio) – Gattuso (46. Quagliarella), De Rossi, Montolivo (56. Pirlo) – Pepe, Di Natale – Iaquinta
ZELANDA E RE U ELIMINUA, POR FITOJ SIMPATINË E SHIKUESVE
Më qetë është zhvilluar ndeshja ne Polokvane, ku Zelanda e Re ka realizuar barazimin e saj te tretë.
Edhe Paraguai mbeti i pamposhtur ne kete grup dhe u kualifikua si lider i grupit “F”.
PARAGUAI – ZELANDA E RE 0:0
Stadiumi ne Polokvane, Shikues: 34.850, Referi: Yuichi Nishimura (Japoni)
Paraguai: Villar – Caniza, Julio Cesar Caceres, da Silva, Rodriguez – Riveros, Victor Caceres, Vera – Santa Cruz, Cardozo (66. Barrios), Valdez (67. Benitez)
Zelanda e Re: Paston – Reid, Nelsen, Smith – Bertos, Elliott, Vicelich, Lochhead – Killen (79. Brockie), Fallon (69. Wood), Smeltz
Të gjitha rezultatet e grupit “F”
| 14.06.’10 | Italia – Paraguai | 1:1 |
| 15.06.’10 | Zelanda e Re – Sllovakia | 1:1 |
| 20.06.’10 | Sllovakia – Paraguai | 0:2 |
| 20.06.’10 | Italia – Zelanda e Re | 1:1 |
| 24.06.’10 | Sllovakia – Italia | 3:2 |
| 24.06.’10 | Paraguai – Zelanda e Re | 0:0 |
Tabela e grupit “F”
| 1. | Paraguai | 3 | 1 | 2 | 0 | 3:1 | 5 |
| 2. | Sllovakia | 3 | 1 | 1 | 1 | 4:5 | 4 |
| 3. | Zelanda e Re | 3 | 0 | 3 | 0 | 2:2 | 3 |
| 4. | Italia | 3 | 0 | 2 | 1 | 4:5 | 2 |
Paraguai në të tetën e finales takohet me të dytin e grupit “E”, ndërsa Sllovakia me të parin e po të njejtit grup, që supozohet të jetë Holanda.
E.Ejupi


Comments are closed.