Njëri ndër Kick boksierët më të dalluar të Kosovës, që aktualisht jeton dhe vepron në Zvicër, Xhavit Bajrami e mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin ISKA në në profesionalizëm në meçin e zhvilluar në palestrën e sportit “1 tetori” në Prishtinë. Xhavit Bajrami në të gjitha elementet e luftës së zhvilluar kundër përfaqësuesit të Ukrainës Dimitrij Bezus ishte më i mirë dhe kjo u kurorëzua me një mbizotërim në këtë meç sidomos në raundin e e katërt dhe të pestë dhe gjyqtarët e shpallën fitues Bajramin. Kjo ështe hera e dytë që Xhavit Bajrami mbron titullin e botës në Prishtinë.
Parameçet
81 kg Shpëtim Ahmetaj (Kosova)-Elmir Dervisheviq (Mali i Zi) 1:1
96 kg Tefik Bajrami (Tim-Bajrami Kosova)-Janko Kuzman (Mali i Zi) 2:0
71 kg Avni Kabashaj (Tim Bajrami)-Millan Jovanoviq (Mali i Zi) 2:0
61 kg Shkëlqim Muja (Kosova)-Ibrahim Mustafov (Maqedonia) 2:0
86 kg Ferid Bajrami (Tim Bajrami)-Nikolla Zadrima (Mali i Zi) 2:0
66 kg Kreshnik Rama (Kosova)-Llazar Gjikanoviq (Mali i Zi) 2:0
86 kg Blerim Rashiti (Kosova)-Imre Torok (Hungaria) 2:0
Meçi kryesor
100 kg Xhavit Bajrami (Tim Bajrami)-Dimitrij Bezus (Ukraina) 2:0
G.K


Comments are closed.