Versioni i kick-boxit, ISKA ka përzgjedhur kundërshtarin e radhës së kampionit tonë, Xhavit Bajrami. Dje është e bërë e ditur në mbledhjen e bordit të këtij asosiacioni. Sfiduesi i radhës i kick-boksierit tonë do të jetë anglezi, Chris Knowels. Knowels është i ranguar ndër 20-të më të mirët në botë, të kësaj federate. Ai me kënaqësi e pranoi shpalljen e sfiduesit, nr. 1, të versionit ISKA ku pranoi sfidën me Xhavit Bajramin, me 24 Prill në Prishtinë.
Chris Knowels është kampion i versionit ISKA të Anglisë. Karakteristikë e kampionit anglez është se ai peshon afër 120 kg, dhe ka teknikë dhe lëvizje të hatashme duke pasur parasysh peshën e tij. Ai gjatë karrierës së tij është përballur me shumë kikboksierë të njohur, njëri ndër ta është turku, Gokhan Saki i klubit të mirënjohur holandez, Golden Glory Chris Knowels do të viziton për herë të parë Kosovën të hënën ku do të paraqitet së bashku me kampionin tonë aktual të botës, versioni ISKA – Xhavit Bajrami ku do të mbajnë një konferencë për gazetarë. Më shumë rreth kësaj do t`ju informojmë gjatë fundjavës.
Për Xhavit Bajramin kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit në vendin tonë. Ai titullin e ISKA-së e fitoi për herë të dytë në karrierë vitin e kaluar duke knock-out-ar amerikanin Mike Sheppard në Zvicër kur riktheu titullin. Më pastaj mbrojti titullin kundër Freddy Kamayo në Prishtinë duke barazuar.
Albaspox-i në ditët në vijim do t`ju informojë më shumë rreth kundërshtarit, konferencës, organizimit, parameçeve, që do të zhvillohen me 24 Prill në kryeqendrën tonë.
Artan Vërbica

Comments are closed.