Reprezentacioni kombëtar i Zvicrës, në mesin e të cilëve edhe tanët, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Albert Bunjaku, mbrëmë në ora 23.10 janë ngjitur në qiell me aeroplan zviceran në drejtim të Afrikës së Jugut.
Fluturimi reprezentuesve zviceran do të zgjatë 10 orë e gjysmë deri në tokën ku do të zhvillohen ndeshjet e vlefshme për Kupën e Botës “Afrika e Jugut 2010”.
Sipas parashikimeve, diku afër orës 9:00 të ditës së enjte, pritet që aeroplani me futbollistët zviceran të ateroi në Johanesburg. Ndërsa qysh në ora 16.15, pas dite në program është termini i parë për stërvitje.
Shqetësimi më i madh i përzgjedhësit të kombëtares zvicerane, Otmar Hitzfeld është lëndimi i sulmuesit Aleksander Frei. Megjithë shqetësimet për mundësinë apo jo të paraqitjes në ndeshjet e botërorit, Alex Frei ka fluturuar bashkë për në Afrikën e Jugut. Se kur do të jetë ai i gatshëm të rikthehet në stërvitje dhe në ndeshje, akoma është herët të flitet.
Kjo ndoshta i hap një mundësi futbollistit nga Kosova, Albert Bunjaku , që të ketë më shumë minutazhë të lojës, për faktin se kanë pozicione të njëjta me sulmuesin Frei.
Si është gjendja e Behramit ?
Pikëpyetja për aktivizimin apo jo të sulmuesit Frei, mund të vendoset edhe pas emrit të Valon Behramit. Mesfushori kosovar, reprezentues i Zvicrës, gjatë ditës së djeshme ka bërë stërvitje pa top, vetëm duke vrapuar (foto). Anëtari i Hest Ham-it anglez ishte lënduar të shtunën në ndeshjen testuese kundër Italisë (1:1).
Hitzfeld: ”Nëse Valoni stërvitë te dielën me kapacitet të plotë, atëherë do të jetë një alternativë, përndryshe asgjë.”
Zvicra është pjesë e grupit “H” se bashku me Spanjën, Hondurasin dhe Kilin. Ndërsa ndeshjen e parë Zvicra e zhvillon me 16.06., të mërkurën , në ora 16:00, kundër kampionit aktual evropian – Spanjës.
E.EJUPI

Comments are closed.