Home » Futboll, Kombëtarja, Kombëtarja-Shqipëri, Lajm i fundit » Kuzhe: Shqiptarë, duhet të besoni te kjo kombëtare!

Ndeshja me Rumaninë mbetet kyç për ecurinë e eliminatoreve: “Objektivat? Flasim pas dy ndeshjeveJosip kuzhe treneri i kombetares të para”

Përfaqësuesja e Shqipërisë dekadën e fundit është drejtuar mga disa trajnerë të huaj, por askush nuk ka pasur privilegjin e Josip Kuzhes për të punuar 15 muaj para se të nisin eliminatoret. Tifozët shqiptare janë entuziastë për rezultatet e arritura në miqësoret e zhvilluara, janë të bindur edhe për aftësitë e kroatit,

por mbeten sërish skeptikë për mundësinë që ka përfaqësuesja jonë në Grupin D eliminator të Euro 2012-ës. Kuzhe ka folur për entuziazëm para dhe pas çdo miqësoreje të zhvilluar, ka guxuar të përmendë edhe kualifikimin e mundshëm, por kurrë më parë nuk ka qenë nën presionin e ndeshjeve eliminatore. Ka ardhur momenti që gjithçka ka arritur nuk është gënjeshtër.


- Mistër, koha e eksperimenteve ka përfunduar. Me Rumaninë duhen pikët, apo jo?

- Që kur erdha dhe pranova të drejtoja Shqipërinë, kam thënë që këtë kohë do ta shfrytëzoja për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet eliminatore. Duhet të dinim qartë nivelin tonë dhe rezultatet që mund të pretendojmë. Them se kemi arritur rezultate të mira. Dhe nëse më pyesni në këtë moment se çfarë mendoj dhe çfarë do të bëjmë në këto eliminatore, po ju përgjigjem kështu:

Unë besoj te kombëtarja shqiptare, te të gjithë lojtarët pa përjashtim. Të gjithë së bashku do të mundohemi të arrijmë rezultate të mira, edhe pse nuk dua të flas për objektiva finalë. Mund të flasim për objektiva pas dy ose katër ndeshjeve, por në këtë moment le të flasim për Rumaninë. Edhe një herë e përsëris, pas një viti punë besoj te kjo skuadër.

- Të gjithë trajnerët e huaj në dekadën e fundit e kanë nisur me rezultat pozitiv…?
- Shpresoj që edhe unë, si paraardhësit e mi, t’i nis eliminatoret e vërteta me rezultat të mirë. Po shkojmë në Rumani për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk flas vetëm për barazimin, por edhe për fitoren. Do të mundohemi të arrijmë maksimumin.

- Pas ndeshjes së kontrollit me Apoloninë keni shfaqur dyshime për formacionin…?
- Me një rezultat jo të mirë tri ditë para nisjes së eliminatoreve të gjithë mund të shqetësohemi. Nuk dua t’i mbroj kombetarja_shqiptare_nje_2009_lojtarët, por e vërteta është se pas dy ditëve me skuadrat respektive ata luajtën miqësoren. Zakonisht, kur lojtarët luajnë pas ndeshjeve zyrtare, janë shumë të sfilitur. Gjithsesi, ju keni të drejtë të thoni pse kjo lojë e keqe dhe rezultat i keq.

Ajo ndeshje kaloi, mund të kishte mungesë totale motivimi. Po mundohem që të vjel nga ajo përballje informacione pozitive, në funksion të ndeshjes me Rumaninë, për të korrigjuar diçka nga ato që nuk funksionuan. Tani jemi para Rumanisë dhe, të them të drejtën, mendjen e kam më shumë te ndeshja që kemi të premten. Në fund të fundit, jam i bindur se kundër Rumanisë do të jetë një tjetër ndeshje.

- Nuk keni humbur asnjë ndeshje miqësore dhe keni krijuar impakt pozitiv në Shqipëri. A ndiheni nën presion tani që po fillojnë eliminatoret?
- Kam jetuar një vit fantastik. Gjatë 3 ndeshjeve kualifikuese u munduam të bënim diçka për renditjen përfundimtare me Suedinë, Danimarkën dhe Portugalinë. Tani është tjetër histori. Gjithsesi, këtu kam jetur një kohë fantastike, por tani është koha që unë dhe skuadra ime të luajmë ndeshje të vëreta dhe të jemi nën presion të vazhdueshëm. Sa për lojtarët, nëse ata e ndiejnë presionin e medias dhe tifozëve, apo njerëzve në rrugë, për mua është diçka pozitive, sepse kjo i bën të përgjegjshëm.

Marr nga sportishqiptar

Comments Closed

Comments are closed.