Home » Futboll, Kosovë Superliga, Lajm i fundit » Lepenci e nis mbare Superligen

Lepenci i Kaçanikut ka shënuar fitore të rendësishmë në nismë të Superligës së Kosovës duke mposhtur ekipin e Gjilanit me lepenci gjilani 300x225 Lepenci e nis mbare Superligenrezultat minimal 1:0. Ndeshja e parë debutuese e klubit kaçanikas u zhvillua në Stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj, sepse Stadiumi “Besnik Begunca” nuk arriti të përgatitej me kohë për zhvillimin e kësaj ndeshjeje. Vendimtar në fitoren e madhe të Lepencit ishte transferi më i ri, lojtari nga Elbasani Besmir Xhika, i cili përveç golit ishte edhe shumë stabil në ndaljen e aksioneve të gjilanasve.

Lepenci që nga fillimi i ndeshjes ishte këmbëngulës në arritjen e një rezultati pozitiv duke e vënë në vështirësi Gjilanin, të cilët në pjesën e parë nuk patën asnjë rast të vetëm serioz për të kërcënuar portën kaçanikase. Në anën tjetër lojtarët e Lepencit krijuan një mori rastesh, të cilat do t’i përmendim në mënyrë kronologjike. Fillimisht në minutën 20 Rinor Zeneli pati një rast të volitshëm për të shënuar, mirëpo u pengua nga mbrojtësit gjilanas, rast ky që shumë lehtë ka mundur të gjykohet edhe si 11 metërsh, por gjyqtari kryesor Muhedin Ferati nuk e cilësoi të tillë.

Minuta 30-të sjellë rastin e radhës për Lepencin, kur nga një gjuajtje e lirë Xhevdet Shabani për pak sa nuk plasoi topin në rrjetë. Pesë minuta më vonë Florim Berisha pati një rast ideal për të shënuar, mirëpo goditjen e tij e devijoi portieri mysafir.

Në vazhdën e këtyre aksioneve, nga një top i futur në zonën e rreptësisë, portieri gjilanas Maloku bën një dalje të pamenduar, të cilën e shfrytëzon për mrekulli shtatlarti Xhika, që shënon me kokë për të ngritur në këmbë 3.000 shikuesit kaçanikas të udhëhequr nga Fikshat. Pas këtij goli pritej reagimi i mysafirëve, mirëpo ndodhi e kundërta, sepse kaçanikasit në minutat e mbetura intensifikuan sulmet e tyre sikur ishin ata në disavantazh.

Edhe pjesa e dytë filloi me një iniciativë të theksuar të Lepencit, të cilët që në minutën 50 rrezikuan seriozisht portën e Gjilanit, nëpërmjet Shabanit, mirëpo portieri mysafir kësaj radhe ishte në vendin e duhur. Në minutën 69 Lepenci shumë lehtë ka mundur të shtojë epërsinë, sikur Kallaba të ishte më i vëmendshëm para portës së zbrazur. Në dhjetë minutat e fundit gjilanasit më në fund dhanë shenjat e para se janë në fushë, duke sulmuar portën kaçanikase për të barazuar rezultatin, mirëpo ishte shumë vonë për të arritur këtë. Kështu, Lepenci arkëton 3 pikët e para në ndeshjen debutuese në Superligë, edhe pse jashtë Kaçanikut.

Thanë pas ndeshjes:

Selajdin Zeneli, trajner i Lepencit: “Ndeshja ishte korrekte nga të dyja palët. Patëm iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, megjithatë vetëm njërën prej tyre e konkretizuam. Mendoj që merituam fitoren”

Muharrem Sahiti, trajner i Gjilanit: “Nuk jam i kënaqur sidomos me lojtarët e ardhur këtë stinor. Arsyetimi mund të jetë ndeshja e parë, por unë nuk jam i kënaqur në asnjë aspekt, jo vetëm me rezultat. Lepenci ka merituar fitoren”.

Lepenci-Gjilani 1:0

Shënues: Xhika, 39

Stadiumi: “Ismet Shabani” Ferizaj

Shikues: 3.000

Gjyqtarë: Muhedin Ferati, Safet Berisha dhe Besnik Morina.

Vëzhgues: Ismet Ahmeti

KV: Qerkini, Shabani, Mulaku, Xhika, Ademi (Lepenci) dhe Hyseni e Jashari (Gjilani)

Shkëlqim Ajdini
Pos   Team Pld GoalsDiff Pts
1 Prishtina 19 31:1615 38
2 Vëllaznimi 19 22:211 33
3 Trepça'89 19 26:1610 32
4 Drita 19 28:208 32
5 Besa 19 25:241 28
6 Hysi 19 26:215 27
7 Lepenci 19 16:21-5 25
8 Trepça 19 19:22-3 23
9 Liria 19 20:26-6 21
10 Drenica 19 17:23-6 19
11 Gjilani 19 16:28-12 19
12 KEK-u 19 16:24-8 17

Comments are closed.