Ka mbetur edhe një ndeshje të mbyllet dhe të dihen të gjitha ndeshjet e rrethit të dytë të Ligës së Evropës. Siç dihet tani më, dy skuadrat shqiptare, Tirana dhe Besa janë eliminuar. Kurse nuk mbeti edhe pa befasi ky raund ku duhet theksuar eliminimin e Staebekut norvegjez kundër Dneprit moldavez i cili më parë eliminoi edhe Laçin shqiptar. Pastaj, befasi bëri edhe skuadra irlandeze Shamrock e cila megjithatë është ekip më inferior se sa skuadra izraelite, Bnei Yehuda. Izraelitët viteve të fundit shkojnë mjaftë lartë në garat evropiane. Edhe skuadra uellsiane, po aq inferiore, Bangor City ka befasuar skuadrën finlandeze Honka. Po ashtu keq u befasua edhe skuadra kroate Cibalia u eliminua nga amatorët e Irlandës së Veriut, Cliftonville. Ndërsa Buduçnosti i Podgoricës ku luan edhe shqiptari nga Peja, Fatos Beqiraj, me gjithë humbjen kundër Bakit të Azerbajxhanit në ndeshjen e parë, rezultati u regjistrua 3:0 për malazezët dhe në ndeshjen e dytë u mjaftoi humbja e “sërishme” prej 1:2 që ta siguronin vizën për tutje.
Të gjitha rezultatet e raundit të dytë:
Mika (Armeni) – Rabotniçki Shkup (Maqedoni) 0:0 (0:1)
Teteks Tetovë (Maqedoni) – Ventspilis (Letoni) 3:1 (3:1)
Zhodino (Bjellorusi) – OFK Beograd (Serbi) 0:1 (2:3)
Dukla Banska Bystrica (Sllovaki) – Zestafoni (Gjeorgji) 1:0 (1:3)
Mogren Budvë (Mali i Zi) – Macabi Tel-Aviv (Izrael) 2:1 (2:3)
Spartak Suboticë (Serbi) – Differange (Luksemburg) 2:0 (5:3)
Qarabag (Azerbejxhan) – Portadown (Irlandë e Veriut) 1:1 (3:2)
TPS (Finlandë) – Cercle Bryzh (Belgjikë) 1:2 (2:2)
Dnepr Mogilev (Bjellorusi) – Stabaek (Norvegji) 1:1 (3:3)
Shiroki Brijeg (Bosnjë e Hercegovinë) – Austria Vjenë (Austri) 0:1 (2:3)
Jelgava (Letoni) – Molde (Norvegji) 2:1 (2:2)
Banik Ostrava (Çeki) – WIT Georgia (Gjeorgji) 0:0 (6:0)
Sillamae (Estoni) – Dinamo Minsk (Bjellorusi) 0:5 (1:10)
Karpaty Lviv (Ukrainë) – KR (Islandë) 3:2 (6:2)
Dacia (Moldavi) – Kalmar (Suedi) 0:2 (0:2)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) – Gefle (Suedi) 2:1 (4:2)
Randers (Danimarkë) – Gorica (Slloveni) 1:1 (4:1)
Iskra (Moldavi) – Elfsborg (Suedi) 0:1 (1:3)
APOEL (Qipro) – Tauras (Lituani) 3:1 (6:1)
Tirana (Shqipëri) – Utrecht (Holandë) 1:1 (1:5)
Bnei Yehuda (Izrael) – Shamrock Rovers (Irlandë) 0:1 (1:2)
Dinamo Bukuresht (Rumani) – Olimpia Balti (Moldavi) 5:1 (7:1)
Shibenik (Kroaci) – Anorthosis (Qipro) 0:3 p.v.(2:3)
Wisla Krakovë (Poloni) – Shiauliai (Lituani) 5:0 (7:0)
Vaduz (Lihtenshajn) – Brondby Kopenhagë (Danimarkë) 0:0 (0:3)
Dundalk (Irlandë) – Levski Sofje (Bullgari) 0:2 (0:8)
Vingur (Ishujt Faroe) – Beshiktash Stamboll (Turqi) 0:4 (0:7)
Ruch Chorzow (Poloni) – Valletta (Maltë) 0:0 (1:1)
Rapid Vjenë (Austri) – Suduva (Lituani) 4:2 (6:2)
Maribor (Slloveni) – Videoton (Hungari) 2:0 (3:1)
Bangor City (Uells) – Honka (Finlandë) 2:1 (3:1)
Gyor (Hungari) – Atyrau (Kazakistan) 2:0 (5:0)
Tre Penne (San Marino) – Zrinjski Mostar (Bosnjë) 2:9 (3:13)
Olympiacos (Greqi) – Besa Kavajë (Shqipëri) 6:1 (11:1)
Borac Banja Llukë (Bosnjë) – Lousanne (Zvicër) 1:1 (1:2)
Sporting Fingal (Irlandë) – Maritimo (Portugali) 2:3 (4:6)
Cibalia Vinkovc (Irlandë) – Cliftonville (Irlandë e Veriut) 0:0 (0:1)
Buduçnost Podgoricë (Mal i Zi) – Baki (Azerbajxhan) 1:2 (4:2)
Breidablik (Islandë) – Motherwell (Skoci) 0:1 (0:2)
Sant Julia (Andorrë) – MYPA (Finlandë) – ndeshja është anulua, zhvillohet sot
*Në kllapa rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet, me të zeza skuadra që shkon tutje
Fillojnë të mëdhenjtë, Juventus, Liverpool (në Shkup), ndërsa Cana në Beograd!
Pas përfundimit të dy raundeve të para kualifikuese të Ligës së Evropës, dihen edhe çiftet e raundit të tretë të kësaj gare evropiane. Garës tani i shtohen edhe disa skuadra të mëdha evropiane, si Liverpooli anglez dhe Juventusi italian. Liverpoolin do ta kemi shumë afër, pasi që me 29 korrik në stadiumin e qytetit në Shkup do të ndeshet me Rabotniçkin e Shkupit. Juventus do të takohet me skuadrën irlandeze Shamrock e cila ka rastin ta mbush stadiumin me shikues dhe të përfitojë nga shitja e biletave sepse të mendohet diçka më shumë do të jetë tejet iluzion i madh.
Kurse, kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana do ta pret udhëtimi drejt kryeqytetit serb ku Gallatasarary i tij do të ndeshet me dikur rivalët e përbetuar të skuadrës së babait të tij Agim Canës, Prishtina, me atë të OFK Beograd. OFK Beograd hynë në mesin e skuadrës së tretë apo katërt serbe, njihet me stabilitet në skuadër e cila mbijeton nga talentet e shituara, ndërsa klubin e mbajnë figura të njohura të qytetit të Beogradit, i cili me gjithat s’ka popullaritet aq të madh sa dikur, por njihet si skuadër tipike qytetare e Beogradit. Prishtina ka një histori të tërë ndeshjes me këtë skuadër, sidomos në ish-Ligën e dytë federative të dikurshme. Kurse përballja me serb mesiguri se domosdo do ta motivoj akoma më shumë Canën i cili shquhet për ndenja patriotike.
Njëra ndër ndeshjet më problematike që pritet të zhvillohet do të jetë ajo ndërmjet ballkanasve, Dinamo Bukuresht – Hajduk Split. Të dyja skuadrat kanë tifozeri të zjarrta, dhe udhëtimi i ultrasve kroat “Torcida” drejt Bukureshtit pritet të jetë masiv dhe mesiguri nuk do të mungojnë pamjet e dhunshme rrugëve të kryeqytetit rumun.
Ndeshjet e para zhvillohen me 29 korrik, kurse ndeshjet kthyese me 5 gusht.
Në raundin e tretë takohen:
Odense (Danimarkë) – Zrinjski (Bosnjë)
Dnepr (Bjellorusi) – Banik (Çeki)
Maritimo (Portugali) – Bangor City (Uells)
Temishvar (Rumani) – MYPA (Finlandë)/Santa Julia (Andorrë)
Karpaty (Ukrainë) – Zestafoni (Gjeorgji)
Shamrock (Irlandë) – Juventus (Itali)
Elfsborg (Suedi) – Teteks (Maqedoni)
Nordsjaelland (Danimarkë) – Sporting (Portugali)
Maribor (Slloveni) – Hibernian (Skoci)
Crvena Zvezda (Serbi) – Slovan Bratislava (Sllovaki)
Inter Turku (Finlandë) – Genk (Belgjikë)
Ruch (Poloni) – Austria Vjenë (Austri)
Olympiacos (Greqi) – Macabi Tel-Aviv (Izrael)
Wisla Krakovë (Poloni) – Qarabag (Azerbajxhan)
Cercle Bryzh (Belgjikë) – Anorthosis (Qipro)
Buduçnost (Mali i Zi) – Brondby (Danimarkë)
Molde (Norvegji) – Stuttgart (Gjermani)
Macabi Haifa (Izrael) – Dinamo Minsk (Bjellorusi)
Utrecht (Holandë) – Luzern (Zvicër)
Sibir (Rusi) – Apollon (Qipro)
Randers (Danimarkë) – Lausanne (Zvicër)
Dinamo Bukuresht (Rumani) – Hajduk Split (Kroaci)
AZ Almar (Holandë) – Goteborg (Suedi)
Spartak (Serbi) – Dnipro (Ukrainë)
Gyor (Hungari) – Montpellier (Francë)
Aalesund (Norvegji) – Motherwell (Skoci)
Kalmar (Suedi) – Levski Sofje (Bullgari)
Galatasaray (Turqi) – OFK Beograd (Serbi)
Jagiellonia Bialystok (Poloni) – Aris (Greqi)
Rabotniçki (Maqedoni) – Liverpool (Angli)
APOEL (Qipro) – Jablonec (Çeki)
Beroe (Bullgari) – Rapid Vjenë (Austri)
Plzen (Çeki) – Beshiktash (Turqi)
Shturm (Austri) – Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)
Në play-off apo në raundin e fundit këtyre skuadrave do ti bashkohen edhe skuadrat e eliminuara të raundit të fundit të Ligës së kampionëve sikurse edhe skuadrat tjera pjesëmarrëse të Ligës së Evropës si: AEK (Greqi), Aston Villa (Angli), Club Brugge (Belgjikë), CSKA (Rusi), Borussia Dortmund (Gjermani), Dundee United (Skoci), Feyenoord (Holandë), Grasshopper (Zvicër), Getafe (Spanjë), Bayer Leverkusen (Gjermani), Lille (Francë), Lokomotiv Moska (Rusi), Manchester City (Angli), Metalist (Ukrainë), Napoli (Itali), Palermo (Itali), Porto (Portugali), Paris SG (Francë), PSV (Holandë), Steaua (Rumani), Tavriya (Ukrainë), Trabzonspor (Turqi) dhe Vaslui (Rumani).
A. Durmishi

Comments are closed.