Dy përballje interesante gjermano-spanjolle do të shihen në rrethin çerekfinal të Ligës së Evropës, vendosi shorti i mbajtur ditën e premte, me një orë dallim nga ai i Ligës së kampionëve.
Rruga drejt finales që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, në Rumani, paraqitet e vështirë për gjermanët e Shalkes 04, që do të rivalizojnë Bilbaon e entuziasmuar nga kualifikimi me Mançester Junaitidin.
Sfida e dytë midis përfaqësuesve të Ligës spanjolle dhe asaj gjermane është ajo midis Hanoverit dhe Atletikos së Madridit. Ekipi i tretë spanjoll, Valencia, pasi mënjanoi holandezët e PSV –së, përballet me një tjetër ekip nga vendet e ulta, AZ Alkmarin.
Çerekfinalja e katërt është ajo midis Sportingut të Lisbonës dhe ekipit surprizë të tetëshes së të mbeturve në garë, Metalistit ukrainas.
Gjithashtu u përcaktua shorti i gysmëfinaleve, me fituesit e Atletiko-Hanover, që do luajnë me fituesen e Valencia-AZ dhe gjysmëfinalen e dytë që do të përcaktohet nga fituese e dy çifteve të tjera.
ÇEREKFINALJA
1. AZ Alkmar – Valencia
2. Shalke 04 – Atletik Bilbao
3. Sporting – Metalist Kharkiv
4. Atletiko – Hanover
GJYSMËFINALJA
Atletiko – Hanover/AZ Alkmar – Valencia
Shalke 04 – Atletik Bilbao/ Sporting – Metalist Kharkiv
FINALJA
Atletiko – Hanover/AZ Alkmar – Valencia/ Shalke 04 – Athletik Bilbao/ Sporting – Metalist Kharkiv
