Home » Europa League, Futboll, Lajm i fundit, Shqipëri Superliga, Sporti në Shqipëri, Sporti në rajon » Liga e Evropes: Tirana me barazim eliminohet, Besa demolohet

Me dy ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Ligës së Evropës, skuadrat shqiptare mbyllën garat që në raundin e dytë kualifikues.

Tirana edhe pse luajti baras në “Qemajl Stafa”, (1:1)u eliminua pas humbjes në ndeshjes e parë në Utreht (0:4). Kështu skuadra e Tiranës mbeti skuadra e vetme shqiptare që kaloi një raund, që shënoi dy gola dhe pësoi plot pesë gola.

Që në minutën e tretë holandezët ishin në epërsi me golin e shënuar nga Wolfswinkel. Tiranës nuk i mbeti tjetër dhe të luftoj për nderin e skuadrës dhe krejt çfarë ia dolën ishin ta barazonin rezultatin që në minutën e 11-të me autor Andi Lila i cili pas një krosimi të një topi shënoi gol me kokë. Pastaj më nuk ndryshoi gjë. Tirana me gjithë përpjekjet nuk ia doli të bëjë diçka më shumë, kurse holandezët ka komoditeti i fitores së ndeshjes së parë luanin të qetë dhe nuk e patën problem ta mbronin fitoren e lartë prej 4:0.

Liga e Evropës, raundi i dytë, ndeshja e dytë:

TIRANA – UTRECHT 1:1 (1:1) – ndeshja e parë 0:4

Rezultati i përgjithshëm 1:5

Golashënues: A. Lila 11’ – Van Wolfswinke 3’

Gjyqtarë: Radek Matejek, Wilczek, Chytil (Çeki)

Kartonë të verdhë: Karabeci

Tirana: Blendi Nallbani – Elvis Sina, Entonio Pashaj (69’ Migel Metani), Andi Lila (c), Sebino Plaku, Vilfor Hysa (63’ Enco Malindi), Erando Karabeci, Tefik Osmani, Pero Pejiç, Sabien Lilaj (Blerti Hajdari 83’), Julian Ahmataj.

Trajner: Sylejman Starova

Utrecht: Sinouh, Cornelisse, Nesu, van Wolfswinkel, Martens, Asare, Schut (c), Maguire, Lensky (79’ Nijholt), Mulenga (60’ Loval), Vostermans.

Trajner: Ton Du Chatinier

Statistikat:

Tirana – Utrecht

(2) Tentimet në portë (4)

(8) Faullet e shkaktuara (7)

(3) Kornerët (8)

Besa me një “0:0 në pjesën e parë dhe “7+” në të dytën…

Besa vazhdoi turpin e skuadrave shqiptare në kupat evropiane. Ajo me gjithë se rezistoi për 45 minutat e pjesës së parë me Olympiacosin vendas duke luajtur pa gola, në të dytën u demolua tërësisht duke u mposhtur edhe më thellë se në Tiranë duke pësuar 6:1, dhe gjithsejtë me 11:1 eliminohet nga Liga e Evropës. Është për tu çuditur se si pjesa e parë përfundon 0:0, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Besa pranon gol dhe s’vonon aspak dhe kavajasit barazojnë, por deri në fund pësojnë edhe pesë gola tjerë për ta përmbyllur turpin me humbje katastrofale 6:1 dhe të dyja sfidat 11:1. Kjo nuk ju ndodh as skuadrave më amatore të mikroshteteve që nuk kanë as liga të mirëfillta.

Liga e Evropës, raundi i dytë, ndeshja e dytë:

OLYMPIACOS – BESA 6:1 (0:0) – ndeshja e parë 5:0

Rezultati i përgjithshëm 11:1

Golashënues: Dudu 46’, 78’, Derbyshire 53’, Maresca 75’, 90’, Fetfatzidis 89’ – Lazarevski 48’

Gjyqtarë: Lee Probert, Child, Ledger (Angli)

Kartonët e verdhë: Osmani, Aliju, Poçi, Jakupi

Olympiacos: Pardo – Mellberg, Galitsios, Gonzales (46’ Mitroglou), Dudu (c), Diogo (46’ Derbyshire), Mirallas, Bravo, Holebas, Maresca.

Trajner: Ewald Lienen

Besa: Edvan Bakaj – Betim Aliju, Semir Haxhibulliç, Sokol Cikalleshi (85’ Bazjon Tragaj), Minas Osmani, Edin Ferizoviç, Artion Poçi (c), Marco dos Santos, Paulin Dhëmbi (72’ Ariel Shtini), Hakil Jakupi (76’ Erand Hoxha), Dimitrija Lazarevski.

Trajner: Shpëtim Duro

Statistikat:

Olympiacos – Besa

(15) Tentimet në portë (1)

(11) Faullet e shkaktuara (20)

(9) Kornerët (1)

Katër skuadra – 8 ndeshje: 7:27 gollaverazhi

Skuadrat shqiptare kanë pasur tetë ndeshje gjithsejtë në dy kupat evropiane. Prej tyre, tre skuadra kanë zhvilluar nga një raund gare me nga dy ndeshje dhe Tirana si e vetmja që kaluar një raund ka zhvilluar katër ndeshje, ndërsa llogaritë thuajse janë katastrofale. Nga tetë ndeshjet, skuadrat shqiptare kanë shënuar 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje me gollaverazh trishtues prej 7:27.

Fitore të vetme kanë arritur Tirana në ndeshjen kthyese të fazës së parë në Hungari me ZTE pas lojës shtesë 0:1, dhe Dinamo në ndeshjen kthyese 1:0, por që nuk mjaftoi ta kalonte raundin.

Nga tre barazimet, Tirana ka arritur dy prej tyre, në ndeshjen e parë me ZTE 0:0 dhe tani me Utrecht po në shtëpi 1:1, kurse edhe Laçi në ndeshjen e parë kishte luajtur 1:1 edhe pse ishte afër fitores deri në minutën e tretë shtesë të takimit.

Kurse, nga 5 humbjes, secila është rekord në vete, prej asaj të Laçit me anonimusët e Dnepr Mogilev të Bjellorusisë 7:1, pastaj Besa në Pire 6:1 dhe në Tiranë 0:5 deri te humbja turpëruese e Tiranës në Holandë 4:0. E vetmja humbje e pamerituar dhe e rastësishme ishte ajo e Dinamos në Moldavi 3:1 të cilat gabime megjithatë për në gol nuk mundi të përmirësonte në Tiranë.

Të gjitha ndeshjet e skuadrave shqiptare në Evropë për vitin 2010:

“Liga e kampionëve – faza e dytë:

Sheriff Tirapol (Moldavi) – Dinamo 3:1

Dinamo – Sheriff 1:0

“Liga e Evropës”

Raundi i parë:

Laçi – Dnepr Mogilev (Bjellorusi) 1:1

Dnepr – Laçi 7:1

Raundi i dytë:

Besa – Olympiacos (Greqi) 0:5

Olympiacos – Besa 6:1

Raundi i parë:

Tirana – ZTE (Hungari) 0:0

ZTE – Tirana 0:1

Raundi i dytë:

Utrecht – Tirana 4:0

Tirana – Utrecht 1:1

A. Durmishi


Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.