Home » Champion League, Futboll, Futboll int., Lajm i fundit » Liga e Kampionëve-Reali dhe Milan dëshirojnë të parandalojnë eliminimin


champions league 300x225 Liga e Kampionëve Reali dhe Milan dëshirojnë të parandalojnë eliminiminQysh në të tetën e finales Real Madridi është para eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Ol. Lyon. “ManUnited” para duelit kundër AC Milan, tashmë planifikon për çerekfinale.

Në fazat eliminuese të Ligës Kampionëve sot, dy favoritet e kësaj lige janë para eliminimit! Derisa AC Milan pas 2:3 në ndeshjen e parë kundër Manchester United (20,45 h, live në RTK) finalistit të vitit të kaluar, është për tu pritur se mund të përshëndetet nga kjo garë, mos kualifikimi eventual i Real Madridit kundër klubit francez Olympique Lyon do të ishte më shumë se befasi.

Real pas takimit të parë,  (0-1) nën presion Real Lyon 300x233 Liga e Kampionëve Reali dhe Milan dëshirojnë të parandalojnë eliminimin

Ekipi i trajnerit Manuel Pellegrini pas disfatës në ndeshjen e parë 0:1, para takimit të sotshëm në Santiago Bernabeu supozohet para një numri te madh shikuesish, është nën presion, sepse i duhet patjetër që të parandaloj eliminimin e gjashtë me radhe në të tetën e finales. Është e sigurt se “mbretërve” do tu mungoj “i ndëshkuari” Xabi Alonso, ndërsa për aktivizimin e sulmuesit Karim Benzema vihet një pikëpyetje pas emrit të tij. Francezi që në verë erdhi te Reali pikërisht nga kundërshtari i sotshëm, ankohet për dhimbje në ije.

Top ndeshje në Mançester
Man Un 300x185 Liga e Kampionëve Reali dhe Milan dëshirojnë të parandalojnë eliminimin

Edhe më shumë yje te futbollit se sa në Madrid do të jenë në ndeshjen e dytë të mbrëmjes në Old Trafford,  mes Manchester United dhe AC Milan. Pas fitores 3-2 si mysafir në Milano, anglezët llogariten favorit. Vetëbesim edhe më të madh për skuadrën e Sir Alex Ferguson ka sjellë fitorja në fundjavë në Premier Ligen angleze 1:0 ndaj Wolverhampton Wanderers, pas te cilës të paktën përkohësisht, “djajtë e kuq” marrin kryesimin e tabelës nga Chelsea. Kundër Milanit megjithatë do të paraqitet edhe golashënuesi i dyfishtë nga ndeshja e parë,  Wayne Rooney, pasi është shëruar nga problemet në gju.

Mirëpo nëse i shohim statistikat , ato flasin kundër “ManUnited”.
Në të gjitha katër takimet e mëparshme në raundin e eliminimeve të Kupës se Kampioneve, gjithmonë ka kaluar AC Milan. Se fundi, milanezët në sezonin 2006/2007 në ndeshjen e dytë gjysmë-finale kishin anuluar disavantazhin nga ndeshja e pare 2:3, dhe tre javë më vonë, ata fituan edhe Ligën e Kampionëve.

A do te përsëritet kjo sonte, vështire për të besuar , sidomos kur dihet forma e mirë nëpër te cilën po kalojnë anglezet. Megjithatë duhet pritur të paktën 90 minuta lojë…

E. EJUPI

Comments are closed.