Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Lionel Messi: Me falni qe nuk e dergova Argjentinen deri ne fund

Lionel Messi iu ka drejtuar opinionit për herë të parë pas eliminimit të Argjentinës në çerekfinale të Botërorit pas disfatës së thellë nga Gjermania (0:4).

E ka bërë këtë në faqen e internetit të kompanisë kineze të reklamave “Tencent”, klient i së cilës edhe është Lionel Messi.

“Ju kërkoj falje që nuk isha i aftë ta qoj Argjentinën deri në fund të Kampionatit Botëror. Jam i vetëdijshëm që nuk kemi përmbushur pritjet e tifozëve tanë”, ka thënë Messi duke shtuar edhe:

“Po ndjehem shumë keq dhe dua sa më shpejtë të jem në shtëpi pranë familjes. Kundër Gjermanisë nuk kemi luajtur mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe nuk ka mbetët asgjë tjetër pos të fillojmë gjithçka nga fillimi. Të gjithë tifozëve iu falënderohem për mbështetjen e dhënë!”, ka përfunduar, lojtari më i mirë botës për vitin 2009, Lionel Messi.

A. D.

Comments Closed

Comments are closed.