Home » Futboll int., Kampionati Anglez, Lajm i fundit » Liverpool para ndarjes me trajnerin Benitez

Ditët e Benitezit, si trajner i Liverpoolit, duket se janë të numëruara. Sipas raporteve të medieve, klubi i Premier Ligës angleze është i gatshëm që të paguaj kompensimin prej 4,4 milion euro për të shkarkuar spanjollin.

Kampioni rekordmen i Anglisë, Liverpool ka forcuar idenë për tu ndarë nga trajneri i tanishëm, Rafa Benitez. Mediet angleze kanë raportuar të enjten se klubi anglez është i gatshëm të paguaj për trajnerin spanjoll kompensimin prej 4,4 milion euro vetëm për ta shkarkuar, kur dihet se Benitez ka kontratë valide deri me 2014. Trajneri spanjoll i Liverpoolit, së fundi, ka qenë në negociata me dy skuadra italiane, Juventus dhe Inter. Trajneri 50 vjeçar ka theksuar disa herë se ai dëshiron që ta përmbushe kontratën te Liverpooli.

 E.Ejupi

Comments Closed

Comments are closed.