Home » Futboll int., Kampionati Spanjoll » Mallorca merr pikë të rëndësishme, Atletico Madrid shkelë Valencian

Atletico Madrid Valencia Mallorca merr pikë të rëndësishme, Atletico Madrid shkelë ValencianNë derbin e javës së kampionatit spanjoll, Atletico Madrid sërish paraqitet me dy fytyra. Deri sa para dy jave, po në teren të vetë, mposhti Barcelonën, javën e kaluar befasisht u mposht në Almeria, kurse tani mposhti me rezultat të thellë Valencian (4:1). Skuadra e Valencian e para udhëhoqi, por vendasit shpejtë barazuan, kurse mysafirët që nga minuta e 29-të (Marchena) mbetën pa një lojtarë. Kurse tek rezultati 2:1, Valencia mbeti pa dy lojtarë (Miguel 83’) dhe tani më ndeshja u kthye në një rutinë të zakonshme për Atleticon. Kjo fitore madrilenëve u jep shpresë që të provojnë ta kapin një vend që qon në Ligën e Evropës.

Në ndeshjen tjetër të rëndësishme, Sevilla dhe Bilbao ndanë pikët me rezultat të bardhë (0:0). Sevilla që nga minuta e 53-të luajti me një lojtar më pak (Romaric). Baskët kishin raste më të mira shënimi, por takimi u mbyll me një pikë për secilën.

Fitore të rëndësishme këtë javë ka arritur Mallorca në Valladolid. Me këto tre pikë, Mallorca seriozisht pretendon që të kap vendin e katërt. Kurse, me këtë humbje Valladolid kthehet një hap mbrapa në rrugë drejt Ligës së dytë.

E diel:

Atletico Madrid – Valencia 4:1 (1:1) Forlan 31’ (pen), 86’, Aguero 79’, Jurado 90+3’ – Silva 21’

Sevilla – Athletic Bilbao 0:0

Valladolid – Mallorca 1:2 (0:0) Bueno 50’ – Gonzalez Ruben 69’, Julio Alvarez 83’

Villareal – Deportivo La Coruna 1:0 (1:0) Llorente 36’

Xerez – Espanyol 1:1 (0:1) Castenado Mario Bermejo 77’– Osvaldo 18’

Sporting Gijon – Osasuna 3:2 (1:1) Miguel 18’, Barral 71’, Diego Castro 81’ (pen) – Nokounam 39’ (pen), Vadocz 49’

Racing Santander – Almeria 0:2 (0:1) Soriano 29’, Crusat 67’

E shtunë:

Getafe – Zaragoza 0:2 (0:2) Suazo 2’, 20’

Tenerife – Real Madrid 1:5 (0:2) Ayoze 46’ – Higuain 29’, 42’, Kaka 48’, Ronaldo 80’(pen), Raul 90’

Barcelona – Malaga 2:1  (0:0) Pedro 69’, Messi 84’ – Valdo 81’

RADHITJA NË TABELË
L F B H Gola P
1. Barcelona 24 19 4 1 59 : 14 61
2. Real Madrid 24 19 2 3 64 : 18 59
3. Valencia 24 13 7 4 42 : 26 46
4. Sevilla 24 13 4 7 36 : 25 43
5. Mallorca 24 12 4 8 38 : 28 40
6. Deportivo La Coruna 24 11 5 8 26 : 26 38
7. Athletic Bilbao 24 11 4 9 32 : 30 37
8. Villareal 24 9 5 10 36 : 37 32
9. Getafe 24 10 2 12 31 : 32 32
10. Sporting Gijon 24 8 7 9 28 : 29 31
11. Atletic Madrid 24 8 6 10 37 : 37 30
12. Osasuna 24 8 6 10 24 : 26 30
13. Almeria 24 7 8 9 27 : 33 29
14. Malaga 24 6 9 9 29 : 29 27
15. Espanyol 24 7 6 11 18 : 32 27
16. Racing Santander 24 6 7 11 24 : 37 25
17. Zaragoza 24 6 6 12 29 : 47 24
18. Valladolid 24 3 11 10 27 : 42 20
19. Tenerife 24 5 5 14 20 : 49 20
20. Xerez 24 2 6 16 14 : 44 12

A. Durmishi

Comments are closed.