Me ndeshjet e javës së 5 të zhvilluara të enjten dhe të premten, ka përfunduar cikli i parë i garave të Media Ligës për vitin 2010. Siç ju kemi informuar më herët, për shkak të Kampionatit Botëror dhe pushimit veror, MediaLiga do të pushoj për më shumë se 2 muaj. Garat do të rifillojnë me ndeshjet e javës së gjashtë, të cilat do të zhvillohen më 19 dhe 20 gusht.
Ekipi i KTV-së me katër fitore dhe vetëm n jë barazim kundër Prishtina Postit 4:4, në xhiron e 5-të, kryeson në renditje me 13 pikë. Ekipi i KTV-së ARTA –s në këto takime ka pasur këtë përbërje: Bujar Zabërgja,portier, Atdhe Hoda, Artor Shala cap, Arlind, Grantolli, Albert Vokshi, Besar Spahija, Bujar Mehmeti, Fidan Dalipi, Naser Krasniqi, Arben Shala dhe Besjan Zherka .TRAJNER: AGON FEHMIU
Rezultatet – java 5
RK & BS – RTV 21 1:4
Lajm – Sport 2:8
Zëri & Topi – Express 3:1
PrishtinaPost – KTV 4:4
Epoka e Re – Infopress 6:2
Koha Ditore – RTK 5:2
Klan Kosova – Radio Dukagjini 1:3
Boom TV pushoi
Tabela
1. KTV 5 19:8 13
2. RTV 21 4 24:3 12
3. Koha Ditore 4 19:4 12
4. Epoka e Re 5 21:10 12
5. Sport 5 26:8 10
6. RTV Dukagjini 5 15:17 9
7. PrishtinaPost 4 15:13 7
8. Zëri & Topi 5 13:14 6
9. RTK 5 12:13 6
10. Klan Kosova 5 4:7 4
11. Infopress 4 7:14 4
12. RK & BS 5 9:20 4
13. Express 5 10:17 3
14. Boom TV 4 3:21 0
15. Lajm 5 6:34 0
Në javën e 6, që zhvillohet më 19 e 20 gusht, takohen: KTV – Koha Ditore, Sport – Prishtina post, Radio Dukagjini – Lajm, Express – Klan Kosova, Infopress – Zëri & Topi, RTV 21 – Epoka e Re, Boom TV – RK & BS
RTK pushon
G.K

Comments are closed.