Home » Basketboll » Mehmet Beqiroviq – trajner i ri i Përfaqësueses së Sllovenisë

Federata e Basketbollit e Sllovenisë ka emëruar të hënën 48-vjeçarin, Mehmet Beqiroviqin për seleksionues të ri të Përfaqësues së Sllovenisë në MBeqiroviq Mehmet Beqiroviq – trajner i ri i Përfaqësueses së Sllovenisëbasketboll.

Beqiroviqi, me prejardhje shqiptare, në këtë funksion e zëvendëson seleksionuesin e deritashëm, legjendën e basketbollit ish-jugosllav, Juri Zdovc, i cili me përfaqësuesen sllovene në kampionatin e sivjetëm Evropian në Poloni zuri vendin e katërt.

Beqiroviq në vitin 2007 udhëhoqi skuadrën e Helios Domzhalle ku fitoi dy titujtët në Slloveni, titullin e kampionit dhe Kupën e Sllovenisë. Për një kohë të shkurtë ai drejtoi edhe Olimpinë e Lubjanës dhe pastaj edhe skuadrën ukrainase të Azovmash nga Maripulji.

Para se të emërohet seleksionues i Sllovenisë, ka drejtuar edhe skuadrën e Ostendes në Kampionatin e Ligës së parë të Belgjikës. Beqiroviq po ashtu ka udhëhequr edhe seleksionin e Sllovenisë deri në 18 vjetë dhe 20 vjetë, të basketbollistëve të rinj.   

A.D.

Tags: ,

Comments are closed.