Danezi, Michael Laudrup është trajner i ri i Mallorca-s, skuadër spanjolle e cila edicionin e fundit zuri vendin e pestë në Primera Division të Spanjës dhe do të garoj në Ligën e Evropës për sezonin 2010/11.
Në fund të kampionatit, vendin e trajnerit në shtabin teknik të Mallorca-s e lëshoi trajneri i deriatëhershëm, Gregorio Manzano dhe deri tani karrigia e trajnerit të kësaj skuadre ishte e zbrazët dhe që nga sot, 46-vjeçari Laudrup do ta udhëheq këtë skuadër ishullore të cilës shumë pak i kishte munguar që të kualifikohej në Ligën e kampionëve. Michael Laudrup, me mjaftë sukses ka luajtur në skuadrat e mëdha evropiane, të Juventusit, Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Laudrup deri më tani ka përvojën e duhur të udhëheqjes së skuadrave spanjolle, si të Getafes në sezonin 2007/08, por që nga muaji prill i vitit 2009 ka qenë i papunë pas shkarkimit nga ana e skuadrës ruse të Spartak Moskës.
Para se të udhëheq ndonjë skuadër, zanatin e trajnerit e ka filluar si ndihmës i trajnerit të parë të Reprezentacionit të Danimarkës, pastaj ka udhëhequr edhe skuadrën e famshme daneze, Brondby.
A.D.


Comments are closed.