Home » Futboll int., Kampionalti Italian, Lajm i fundit » Milan fiton, vetëm një pikë mbrapa Interit

Ronaldinho Seedorf 300x183 Milan fiton, vetëm një pikë mbrapa InteritNë ndeshjen e fundit të javës së 28-të, skuadra e Milanit harron humbjen dhe eliminimin nga Liga e kampionëve kundër Manchester United, dhe shënon fitore, e cila ishte me shumë fat se sa aq meritore.

Ç’është e vërteta, në pjesën e parë Chievos iu është anuluar një gol padrejtësisht me motivacion ofsajdi, por jo vetëm kaq, veronezët mbizotëruan në pjesën e parë.

Por, Milan si Milan, këndellet në pjesën e dytën e dytë dhe radhit rastet nëpërmjet Ronaldinhos, Beckham, Inzaghi etj. Kur dukej se “municioni” i kuqezinjve ishte zbrazur para murit beden të Chievos, një gjuajte nga distanca, nga akoma jo mirë i shëruar, i holandezit Seedorf përfundon në rrjetë dhe – 1:0. Dhe ky gol i artë i sjellë Milanit tre pikë të arta dhe tani hap kampionati sërish dhe ndodhën vetëm një pikë mbrapa Interit tërësisht të çekuilibruar në javët e fundit të kampionatit italian. Megjithatë, Mourinho vëmendjen do ta ketë në ndeshjen kthyese të “champions”-it në Londër kundër Chelseat, e pastaj të fillojë të mendoj edhe për konkurrentin kryesor në luftë për titull.

Milan – Chievo 1:0 (0:0) Seedorf 90’

Comments are closed.